LSDM-ja është e gatshme të përballet me zgjedhje edhe nëse ato shpallen që nesër, por nuk do të pranojë të përdoret si alibi për kalkulimet politike të Hristijan Mickoskit. Kështu deklaroi kryetari i partisë, Venko Filipçe.
None found
Në konferencën e sotme për shtyp, Filipçe tha se kryeministri nuk ka nevojë për mbështetjen e LSDM-së për të vendosur për zgjedhje të parakohshme, pasi disponon me shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe me pushtet absolut.
“Ne nuk do të jemi alibi për zgjedhje të parakohshme për kryeministrin Hristijan Mickoski. Është e qartë se parametri i vetëm që e bën atë të kërkojë zgjedhje është se nuk ka më para në buxhet për tenderët e tij kriminalë. Tani nuk ka vend për të marrë hua kaq lehtë, sepse mentori i tij Orban nuk është më në pushtet, nuk ka vend për të marrë para kineze”, deklaroi Filipçe.
Sipas tij, LSDM-ja ka ekipin, programin dhe planin master për Maqedoninë, ndërsa marrëveshjen me qytetarët ai do ta prezantojë gjatë shtatorit. “Le të ndodhin nesër, jemi gati për zgjedhjet nesër”, tha Filipçe.
Ai paralajmëroi se oferta programore e LSDM-së do të strukturohet në gjashtë pika të qarta dhe konkrete, me qëllim që qytetarët të kenë të qartë se për çfarë po votojnë, pavarësisht kohës kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.
“Gjashtë pika, të përcaktuara qartë dhe mirë në mënyrë që qytetarët të dinë për çfarë do të votojnë kurdo që të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha aspektet më të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e shtetit, në lidhje me forcimin e sistemit, në lidhje me mirëqenien e qytetarëve në këtë shtet të mirëqenies që tani po lihet mënjanë, do të shkruhen dhe shpjegohen qartë”, theksoi kryetari i LSDM-së.
Filipçe përsëriti se partia e tij nuk do të përfshihet në atë që e cilësoi si lojë të Mickoskit. “Ne jemi gati për zgjedhje kurdo që të jenë. Por ne nuk do të jemi alibi. Hristijan Mickoski ka dy të tretat e Kuvendit, pushtet absolut. Ai mund të thërrasë zgjedhje kurdo që të dëshirojë. Pse i ka rëndësi LSDM-ja tani? Pse i ka rëndësi ai? Ne nuk po hyjmë në atë lojë. Ai njeri do të thërrasë zgjedhje kur të mos ketë më para, dhe paratë po mbarojnë gjithnjë e më shumë”, theksoi Filipçe.
Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…
AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...
Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…
Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…
Llapi ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën…