Categories: maqedoni

Filipçe: LSDM do të rikthejë masat konkrete në mbështetje të vreshtarëve

Vreshtarët e Tremnikut të Negotinit i kanë shprehur shqetësimet e tyre për vështirësitë në shitjen e prodhimit gjatë takimit të sotëm me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tyre, rrushi i zi “Vranec” po mbetet pa blerës dhe po prishet, ndërsa rrushi i bardhë po merret me vetëm 14 denarë për kilogram.

Të lidhura

None found

Filipçe deklaroi se një situatë e tillë rrezikon të gjithë punën e bërë gjatë një viti, si dhe paratë e investuara nga vreshtarët. Ai kritikoi Qeverinë, duke thënë se deri tani nuk ka reaguar me masa të përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Kreu i LSDM-së nënvizoi se vështirësitë nuk janë të pranishme vetëm në zonën e Negotinit, pasi edhe prodhuesit e rrushit në pjesë të tjera të vendit po përballen me të njëjtin shqetësim.

“Në kushtet kur qeveria ka 5.5 milionë euro për David Guetta-n, nuk ka para për vreshtarët”, u shpreh Filipçe.

Ai kujtoi gjithashtu periudhën kur LSDM drejtonte vendin, duke theksuar se në atë kohë subvencionet u rritën, pagesat u kryen në afat dhe u aplikuan masa ndërhyrëse sa herë që shfaqeshin probleme me blerjen e rrushit. Filipçe tha se LSDM përsëri do të propozojë masa konkrete për t’i ndihmuar vreshtarët./Telegrafi/

të fundit

Bylykbashi: PS po anashkalon rekomandimet e OSBE/ODIHR, reforma duhet të ndajë shtetin nga partia në pushtet

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve…

4 minutes ago

Jorge Jesus përmend pesë emra për kapiten të Portugalisë pas largimit të Ronaldos

Jorge Jesus ka zbuluar pesë futbollistët që mund të marrin përsipër përgjegjësitë e kapitenit të Portugalisë pas pensionimit të Cristiano…

9 minutes ago

Dyshohet se xhironte MasterChef ndërsa figurohej e shtruar në spital, oficerja ukrainase mund të dënohet me 10 vite burg

Një histori e pazakontë ka përfunduar në duart e drejtësisë ushtarake në Ukrainë. [...]Read More...

15 minutes ago

VIDEO/ Indrit Tuci shënon në Slloveni pas mungesës në listën e Kombëtares, në momentin më të mirë të karrierës

Në javën e 15-të të PRVA LIGA-s së Sllovenisë, qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, gjeti golin në sfidën Nafta - NK…

21 minutes ago

Bozhinovska paraqet afatet e lidhjeve të gazit: Me Greqinë në 2027, me Serbinë në 2028

Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim…

23 minutes ago

Mickoski paralajmëron takime me blerës të mundshëm për Alta Banka Manastir

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që…

23 minutes ago