Gjatë një vizite te vreshtarët e rajonit të Tikveshit, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e përshkroi situatën në prodhimin e rrushit si katastrofike. Sipas tij, shpenzimet e prodhimit janë shtuar, ndërsa çmimi me të cilin blihet rrushi është poshtërues.
None found
Filipçe bëri të ditur se LSDM-ja do të paraqesë një projektligj që synon rritjen e çmimit të blerjes me 5 denarë për kilogram për të gjitha kategoritë e rrushit, si për prodhimin e verës, ashtu edhe për konsum.
Ai tha se vreshtarët po përballen me të njëjtat vështirësi si vitin e kaluar dhe akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski, Qeverinë dhe ministrin e Bujqësisë për, siç u shpreh, sjellje mizore dhe jonjerëzore. Filipçe theksoi se çmimet e ofruara për rrushin janë poshtëruese, ndërsa kostot janë rritur shumëfish.
“Mjafton të shohim sa kushtojnë derivatet. Është shtrenjtuar edhe puna e dorës, pasi njerëzit që mbledhin rrushin kërkojnë 2.000 denarë. Përveç kësaj, është rritur çmimi i ujit dhe në mënyrë enorme është shtrenjtuar edhe çmimi i plehrave”, deklaroi Filipçe.
Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…
Prattipati takon gjeneralin amerikan Osborn, në fokus forcimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala trajton rastin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur në…
Grupime studentësh të dala nga protesta po organizohen në forma të ndryshme për të ofruar një alternativë politike tashmë. Rinia…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehu shqetësim për rastet e dhunës mes bashkëmoshatarëve në vend, duke theksuar se…
Arda Kurtulan ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Turqinë, duke i dhënë fund mundësisë për të luajtur me…