Categories: maqedoni

Eurokodet si standard i vetëm për ndërtime më të sigurta, Josifovski: Çmimet e banesave nuk do të rriten domosdoshmërisht

Ndërtimet në Maqedoni aktualisht realizohen duke u bazuar në standarde të ndryshme: në rregullat e vjetra të viteve ’80 dhe ’90, si dhe në eurokode. Ekspertët kërkojnë që këto të fundit të miratohen urgjentisht si standardi i vetëm, për të garantuar objekte më të sigurta dhe më rezistente.

Të lidhura

None found

Për përshpejtimin e këtij procesi, i cili ka mbetur i bllokuar prej 10 vitesh, përfaqësues të biznesit dhe komunitetit profesional zhvilluan sot një takim me institucionet. Zbatimi i eurokodeve do të sillte jo vetëm rritjen e sigurisë së ndërtimeve, por edhe rikonstruksionin e godinave të vjetra të ndërtuara para tërmetit. Sipas ekspertëve, numri i këtyre objekteve nuk pritet të jetë i madh dhe aplikimi i standardeve të reja nuk nënkupton automatikisht shtrenjtim të banesave.

“Në opinionin publik ekziston ideja se futja e eurokodeve do të vendosë kërkesa më të larta, duke shtuar kostot e ndërtimit dhe, për pasojë, çmimin e banesave. Por kjo nuk është domosdoshmërisht kështu. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë cilësia dhe siguria. Objektet që nuk do t’i përmbushin standardet duhet të rikonstruktohen, por vlerësojmë se nuk do të jenë të shumta. Kryesisht bëhet fjalë për ndërtesat më të vjetra, ndoshta ato të ndërtuara para tërmetit të Shkupit, të cilat mund të kenë nevojë për ndërhyrje. Për pjesën tjetër nuk presim një nevojë të tillë”, deklaroi Josif Josifovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimit.

Profesioni e pranon se kalimi te eurokodet shoqërohet me pengesa, por e konsideron këtë hap të domosdoshëm për t’iu përshtatur zhvillimeve dhe praktikave që ndiqen në Evropë.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk është një proces i thjeshtë dhe se përpara ka shumë vështirësi. Megjithatë, besojmë se përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët mund të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme. Inxhinierët duhet t’i përvetësojnë sa më shpejt eurokodet, ndërsa shteti duhet t’i miratojë ato si standarde kombëtare, në mënyrë që të ecim në të njëjtin ritëm me proceset evropiane”, u shpreh Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari pranë LSM-së.

Komuniteti i ekspertëve thekson se përdorimi i eurokodeve do të forconte sigurinë në çdo etapë të procesit, që nga projektimi e deri te realizimi i ndërtimeve. Sipas tyre, kjo do të garantonte objekte më të mbrojtura për qytetarët, cilësi më të lartë dhe zgjidhje për problemet që evidentohen çdo ditë në sektor. /tv21

të fundit

Nisje perfekte për Zidane, Franca mund Turqinë falë Mbappes

Zinedine Zidane e nisi epokën e tij si përzgjedhës i Francës me fitore, pasi “Gjelat” triumfuan 1-0 ndaj Turqisë në…

5 minutes ago

Protesta “Jo në emrin tim” vijon edhe nën shi, Haziri u bën thirrje deputetëve të votojnë ligjin

Edhe në ditën e dhjetë të protestës para institucioneve të Kosovës, qytetarët kanë vazhduar të kërkojnë mbështetje institucionale për ish-pjesëtarët…

8 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës përkrahje për avancimin e aplikimit të Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin…

9 minutes ago

Nga tenderët e AKSHI-t te komunikimet me SHISH-in, si u zgjerua hetimi ndaj rrjetit të Agasit

Ai që nisi si një hetim mbi mënyrën e dhënies së tenderëve të AKSHI-t, tashmë është kthyer në një skemë…

9 minutes ago

Facebook rrezikon gjobë deri në 10.5 miliardë dollarë pas çështjes Cambridge Analytica

Një gjykatë në New Mexico vendosi sot se Facebook mashtroi banorët e shtetit në lidhje me përdorimin e të dhënave…

17 minutes ago

Prokuroria Speciale akuzon gjashtë persona për mashtrim dhe krime kibernetike

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave. Të pandehurit B.D.,…

19 minutes ago