Produkti i Brendshëm Bruto i Maqedonisë u rrit me 4.3% në tremujorin e dytë të vitit 2026, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.
None found
Sektori i Ndërtimit regjistroi rritjen më të lartë, me 21.9%. Rritje prej 5.1% u shënua edhe në grupin e aktiviteteve që përfshin artet, argëtimin dhe rekreacionin, aktivitetet e tjera shërbyese, si dhe aktivitetet e familjeve si punëdhënëse apo si prodhuese mallrash dhe ofruese shërbimesh për nevojat e tyre.
Konsumi përfundimtar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 shënoi një rritje nominale prej 7.0%, ndërsa në strukturën e Produktit të Brendshëm Bruto zuri 83.2%.
Investimet bruto u zgjeruan nominalisht me 14.5% në këtë periudhë, rritje që erdhi si pasojë e shtimit të investimeve bruto në asete fikse.
Të dhënat e përshtatura sipas faktorëve sezonalë dhe kalendarikë tregojnë se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, ishte 4.0%.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen…
Serbia hyn në një fazë të re politike pas fitores së bujshme të Listës Studentore në zgjedhjet e muajit të…
Ernest Muçi do t’i nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore në rikthimin te Trabzonspori [...]Read More...