Pas shpërthimit të epidemisë së shkaktuar nga uji i kontaminuar, në spitalin dhe qendrën shëndetësore të Gostivarit është regjistruar një rritje e re e qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
None found
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se më 24 korrik numri i pacientëve ra ndjeshëm në vetëm 80, ndërsa një ditë më vonë, më 25 korrik, u rrit në 125.
Ministria i ka bërë publike këto shifra, por nuk ka dhënë shpjegime për arsyet që mund të kenë ndikuar në rikthimin e trendit rritës.
Fluksi më i madh është shënuar më 18 korrik, kur ndihmë mjekësore kërkuan gjithsej 649 pacientë. Nga 14 korriku deri më 25 korrik, numri i përgjithshëm i personave të paraqitur për trajtim ka arritur në 4070.
Uji në Gostivar vazhdon të jetë i papijshëm, ndërsa pritet që nesër të mund të përdoret për nevoja teknike.
Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, u vra…
“FAREED’s Global Briefing” është buletini javor i gazetarit të njohur Fareed Zakaria, drejtues i emisionit “Fareed Zakaria GPS”, një prej…
Qytetarët kanë nisur të mblidhen këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar protestën qytetare që po zhvillohet tashmë prej…
Ndërsa Franca dhe Spanja po përballen me situatë apokaliptike nga zjarret, tajfuni Noul ka goditur bregdetin jugor të Kinës, duke…
Një eksperiment i thjeshtë tregoi se edhe bisedat e shkurtra me njerëz që nuk i njohim mund të ndikojnë në…
Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, u vra…