Categories: maqedoni

Ndotja e ujit në Gostivar çon mbi 200 pacientë për trajtim në Tetovë

Ndërprerja e aktivitetit të sallave të operacionit dhe të lindjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, pas ndotjes së ujit, ka sjellë një fluks të shtuar pacientësh në Spitalin Klinik të Tetovës.

Të lidhura

None found

Prej mesit të korrikut, më shumë se 200 pacientë nga Gostivari janë paraqitur në spitalin e Tetovës për trajtim mjekësor dhe ndërhyrje kirurgjikale. Në ditët e para, numri më i madh i rasteve u vu re në repartin e akusherisë.

Pacientët e parë mbërritën më 19 korrik, ndërsa kërkesat kryesore u përqendruan në gjinekologji, veçanërisht për lindje përmes operacionit cezarian.

Eldiar Zylbehari deklaroi se reparti gjinekologjik po përballet me një frekuentim më të lartë të pacienteve të referuara nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit. Sipas tij, deri tani në Tetovë kanë lindur 12 paciente të njoftuara paraprakisht nga reparti obstetrik i Gostivarit, ndërsa trajtimi dhe kushtet e ofruara janë të njëjta me ato për pacientët e tjerë.

Rritja e numrit të rasteve nuk është kufizuar vetëm te gjinekologjia. Në repartin e Urologjisë janë kryer 10 ndërhyrje operative dhe janë realizuar mbi 50 kontrolle, ndërsa ngarkesë e shtuar është regjistruar edhe në Ortopedi.

Florim Deari tha se situata në Gostivar ka ndikuar në shtimin e pacientëve që kërkojnë ndërhyrje dhe kontrolle në Urologji, si dhe në repartin kirurgjikal në përgjithësi. Ai bëri të ditur se në Urologji janë kryer rreth 10 ndërhyrje për prostatën dhe heqjen e gurëve, ndërsa numri i pacientëve për kontrolle urologjike ka kaluar 50.

Sipas Dearit, në kirurgjinë abdominale digjestive janë operuar 9 pacientë nga Gostivari dhe janë kryer 45 kontrolle. Në kirurgjinë abdominale janë realizuar 3 operacione dhe 37 kontrolle. Ndërkohë, në Ortopedi janë regjistruar 60 kontrolle dhe dy operacione ortopedike.

Drejtuesit e Spitalit të Tetovës thonë se, pavarësisht fluksit në rritje, institucioni ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha rastet. Sallat e operacionit në Gostivar do të vijojnë të jenë të mbyllura me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në publikimin e rezultateve zyrtare që dëshmojnë se uji i pijshëm është plotësisht i sigurt./TV21/

të fundit

Strait of Hormuz remains closed as Trump rejects Tehran’s offer

Irani ka deklaruar se do të presë përgjigjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump refuzoi një propozim…

1 minute ago

E rëndë në Maliq/ Po nxirrte rroba nga bagazhi i makinës, mjeti rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë, në fshatin Pojan Maliq, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…

2 minutes ago

Rrethi i vogël shoqëror nuk është gjithmonë vetmi: çfarë kuptimi merr mendimi që lidhet me Sokratin

Me kalimin e viteve nuk zvogëlohet domosdoshmërisht nevoja për njerëz – ndryshon mënyra si zgjedhim kujt t’i besojmëSokrati, një nga…

6 minutes ago

Analiza e Maran pas fitores: U futëm 20 herë në zonë, Shqipëria dallohej për fizionominë dhe kishte identitet

Trajneri Rolando Maran, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, analizoi fitoren e Kombëtares ndaj Bjellorusisë, duke vlerësuar reagimin e skuadrës…

8 minutes ago

Hallgrimsson korrigjon deklaratën për “gjenocidin” para përballjes me Izraelin

Trajneri i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka sqaruar deklaratën e tij të mëparshme për situatën në Gaza, duke pranuar…

16 minutes ago

Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, Trump refuzon ofertën e Teheranit

Irani ka deklaruar se do të presë përgjigjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump refuzoi një propozim…

28 minutes ago