Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal ndaj shtetasve turq T.D. (55) dhe Z.D. (54), të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “zhvatje”, njoftoi MPB Maqedoni.
None found
Sipas MPB-së, nga viti 2019 deri në vitin 2026, të dyshuarit kanë ushtruar vazhdimisht kërcënime ndaj një 66-vjeçari nga Gostivari dhe djalit të tij 41-vjeçar, duke i detyruar që t’u japin 43 kilogramë e 800 gramë ar të përpunuar. Vlera e arit është përllogaritur prej tyre në mënyrë të paligjshme, të kundërligjshme dhe me vetëdashje si lëndë e parë e shkrirë, e jo si produkte të përpunuara që kishin vlerë dukshëm më të lartë në treg.
MPB-ja bën të ditur gjithashtu se, gjatë shkurtit 2025, përmes shantazheve dhe mesazheve kërcënuese të dërguara ndaj djalit dhe familjes së tij, të kallëzuarit e kanë detyruar 66-vjeçarin të firmosë një parakontratë për shitblerjen e një prone të patundshme. Përmbajtja e dokumentit nuk i ishte lexuar atij te noteri në Gostivar.
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme…
Protesta e qytetarëve duket se nuk po mbahet vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta është “zhvendosur” edhe tek zona…
Sport Club Gjilani është nikoqir i Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.“Skifterët” nën urdhrat…
Gazetari Paul Tenorio, bashkëpunëtor i Real Madrid TV, ka analizuar reagimet ndërkombëtare ndaj polemikave të gjykimit që përfshinë Barcelonën pas…
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës…
Ka përfunduar edhe xhiro e 10-të në kuadër të Ligës së parë, ku pjesa më e madhe e favoritëve kanë…