Dy shtetas të Republikës së Kosovës, të moshave 30 dhe 44 vjeç, janë vënë në pranga në Shkup pasi dyshohen për veprën penale “falsifikim parash”.
None found
Arrestimi i F.R. (30) dhe T.T. (44) u krye më 03.08.2026 nga zyrtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.
Sipas MPB-së, gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf”, me të cilin udhëtonin dy personat, u zbuluan kartëmonedha në euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike, në prerje të ndryshme. Vlera e përgjithshme e parave të gjetura llogaritet në rreth 230 mijë euro.
Shuma është konfiskuar, ndërsa të arrestuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për veprime të mëtejshme. MPB-ja njoftoi se, pasi çështja të dokumentohet dhe në bashkërendim me prokurorin publik, do të paraqitet kallëzimi përkatës për veprën e parashikuar në nenin 268 të Kodit Penal.
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi…
Të mërkurën, prej orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave. Protesta…