Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiak ndaj dy drejtuesve financiarë të dyshuar të SH.A. “Lotaria Shtetërore”, pas propozimit të Prokurorisë për veprën penale “përvetësim në detyrë”.
None found
Sipas Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, të dyshuarit kanë vepruar si bashkëkryerës gjatë vitit 2024. Ata akuzohen se nuk kanë derdhur dhe depozituar në llogaritë transaksionale të kompanisë, pranë bankave komerciale, të gjithë qarkullimin ditor që u ishte besuar nga pikat e shitjes.
Autoritetet dyshojnë se menaxherët e kanë përvetësuar për përdorim personal shumën prej 1.3 milion eurosh, e cila u ishte besuar në kuadër të detyrës së tyre.
I dyshuari i parë ushtronte funksionin e Drejtorit të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, ndërsa i dyshuari i dytë ishte Shef i Çështjeve Financiare në Kompaninë Shtetërore të Lotarisë për Organizimin e Lojërave të Fatit.
Prokuroria vlerëson se, duke përdorur kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj, ata kanë bashkëpunuar në ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme me synim sigurimin e përfitimit pasuror për veten.
Dyshimet lidhen me veprën penale të përvetësimit në detyrë, të parashikuar në nenin 354, paragrafi 5, në lidhje me paragrafët 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…
Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…
Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…