Gjykata Themelore Penale në Shkup hap sot procesin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë të pandehurve të tjerë, të akuzuar për keqpërdorime në SHA “Lotaria Shtetërore”.
None found
Sipas aktakuzës së ngritur më 13 gusht të këtij viti nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, gjatë viteve 2023 dhe 2024, Artan Grubi dhe personat e tjerë kanë vepruar së bashku përtej kompetencave dhe detyrave të tyre të posaçme. Veprimet e tyre dyshohet se i kanë shkaktuar dëm Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerën 507,632,173 denarë.
Të gjithë të akuzuarit përballen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, sipas nenit 353 paragrafi 5, në lidhje me paragrafët 4 dhe 1, si dhe nenin 22 të Kodit Penal. Për këtë vepër parashihet dënim deri në pesë vjet burgim. Përmes sistemit të caktimit automatik, çështja i është besuar gjyqtares Biljana Shuplinovska – Jovevski.
Përparim Bajrami, ish-drejtor i “Lotarisë Shtetërore” dhe i pandehuri i parë, vazhdon të jetë i paarritshëm për organet e rendit dhe ndodhet në arrati. Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet paraburgim për 30 ditë. Ndërkohë, për Artan Grubin, të pandehurin e dytë, është kërkuar vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak, e vendosur bashkë me masën paraprake për sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e pajisjes me dokument udhëtimi apo dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.
Në bazë të nenit 470 paragrafi 4 të Ligjit për Procedurë Penale, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri në 60 ditë nga momenti i paraqitjes së propozimit për ndjekje penale deri në përfundimin e seancës kryesore. Në këtë rast, afati maksimal prej 60 ditësh llogaritet nga 13 gushti.
Pas më shumë se 14 muajsh në arrati, Grubi u ndalua në pikën kufitare Bllacë në shkurt të këtij viti. Pas dëshmisë së tij në Prokurori, ai nuk u dërgua në paraburgim në mungesë, por u la nën masën e arrestit shtëpiak për arsye sigurie.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që OBRM-PDUKM dhe koalicioni i saj të fitojnë zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sandra Oudkirk, zëvendësen civile të komandantit dhe këshilltaren për politikë të jashtme të…
Aktori i njohur Hugh Jackman ka reaguar me një mesazh emocionues pas ndarjes nga jeta të aktorit legjendar Patrick Stewart,…
Gjykata Administrative e Kosovës ka konstatuar se Policia e Kosovës nuk mund ta shtyjë fillimin e ekzekutimit të masës mbrojtëse…
KFOR-i dha një njoftim për vizitën e komandantit suprem të forcave aleate të NATO-s për Evropë (SACEUR), gjenerali Alexus G.…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet e Luksemburgut, nën dyshimin për përfshirje në veprën…