Një drejtues mjeti është ndaluar nga policia pasi është konstatuar se po qarkullonte me 177 kilometra në orë në rrugën Gostivar–Tetovë, në një pjesë të rrugës ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 80 km/h.
None found
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ngjarja është regjistruar sot rreth orës 18:00, në afërsi të kyçjes së Bogovinës, ku efektivët e Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacion e kanë evidentuar kundërvajtjen me automjetin special për kontrollin e shpejtësisë.
Me urdhër të prokurorit publik, liria i është hequr K.B. (47) nga Tetova, i cili po drejtonte një veturë të markës “Skoda” me targa të Tetovës.
Sipas MPB-së, ndaj tij janë marrë të gjitha veprimet e parapara me ligj dhe ai do të përballet me procedurë penale në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, MPB thekson se kontrollet në trafik do të vijojnë në mbarë territorin e vendit, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ndëshkimin e shkelësve.
Autoritetet u kanë bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave të trafikut, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e rrugëve më të sigurta.
Malisheva ka marrë tri pikë të rëndësishme pas fitores me përmbysje ndaj Vushtrrisë (2-1), në kuadër të javës së dhjetë…
Protesta e gjashtë masive e studentëve kundër qeverisë është zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë regjistruar momente tensioni…
Mislav KaroglanU parashikua që Partizani të bënte “autokritikë” pas humbjes në derbi karshi Vorës, por nuk ndodhi kështu [...]Read More...
Dy shtetas turq janë ndaluar, ndërsa policia është në kërkim të një personi tjetër nën dyshimin se ka tentuar të…
Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë në protestën studentore që prej gjashtë ditësh po zhvillohet në kryeqytet. Pavarësisht tensioneve…
Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente. Të rinjtë arritën të kalonin…