Categories: maqedoni

Durmishi prezanton bilancin dyvjeçar: Në fokus kanë qenë punësimi, klima e biznesit dhe investimet e reja

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paraqiti sot në një konferencë për media rezultatet e punës dyvjeçare të Ministrisë, duke nënvizuar se institucionit i kanë prirë si objektiva kryesore hapja e vendeve të punës, përmirësimi i klimës afariste dhe tërheqja e investimeve të reja.

Të lidhura

None found

Ai tha se aktiviteti i Ministrisë është orientuar në pesë prioritete strategjike: ulja e papunësisë, mbështetja e investimeve, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zbatimi i agjendës reformuese dhe digjitalizimi i shërbimeve. Sipas Durmishit, një prej detyrave më të mëdha gjatë dy viteve të fundit ka qenë ruajtja e standardit të jetesës së qytetarëve, në një periudhë kur ekonomia botërore vazhdon të ndiejë pasojat e krizave globale, ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit dhe tensioneve gjeopolitike.

Sipas ministrit, vetëm gjatë vitit 2025 janë siguruar mbi 2,5 miliardë denarë për masat aktive të punësimit. Ndërkaq, për vitin 2026 janë paraparë edhe 2,41 miliardë denarë shtesë për të mbështetur më shumë se 10 mijë qytetarë përmes programeve të vetëpunësimit, stazhit, rikualifikimit dhe punësimit të subvencionuar.

“Tash statistike me veti nuk kam për arsye se kom ardhur të japë llogari para mediave, para qytetarëve për punë të cilën e kemi bërë për dy vite dhe normalisht që për çdo institucion domethënë për këto dy vite ka pasur punësime të cilat janë realizuar në bazë të mëritës dhe në bazë të përgatitjes të cilën e kanë pasur kandidatët të cilët kanë aplikuar nëpër ata vende pune”, tha Durmishi.

Në përmbyllje të konferencës, Durmishi theksoi se reformat do të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme, me theks të veçantë te rritja e investimeve, fuqizimi i kompanive vendore dhe përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve.

të fundit

CBK submits its 2025 Annual Report to the Assembly of Kosovo

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës,…

2 minutes ago

Gashi Presented to the EU Delegation the Progress of Reforms in the Prosecutorial System Within the Growth Plan

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, prezantoi sot para delegacionit të Bashkimit Evropian progresin e reformave të sistemit…

2 minutes ago

ZNAM nominates Borçe Serafimovski as candidate for Minister of Agriculture, Dimitrievski announces

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, konfirmoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se partia do të marrë Ministrinë…

3 minutes ago

Two crashes within minutes in Pogradec, several injured

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet…

3 minutes ago

New accident in Pogradec, car veers off the road on the Pogradec–Qafë Thanë route, driver ends up in hospital

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec, në aksin Pogradec–Qafë Thanë, duke shtuar bilancin e ngjarjeve të regjistruara në…

3 minutes ago

After Tensions Outside Parliament, Arben Kola Calls for Independent Action and Warns of Retaliation Against Violence

Një nga organizatorët e protestave qytetare, Arben Kola, ka reaguar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit,…

3 minutes ago