Kryeministri Hristian Mickoski vizitoi sot Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), ku pa nga afër investimet e kryera dhe pajisjet e reja hapësinore, teknike e laboratorike të institucionit.
None found
Sipas drejtorit të DPHM-së, Igor Lazarovski, gjatë dy viteve të fundit është investuar në përditësimin e infrastrukturës laboratorike, meteorologjike dhe hidrologjike, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për stafin.
Lazarovski deklaroi se procesi i modernizimit ka përfshirë forcimin e kapaciteteve teknike dhe operative, përmirësimin e mjediseve të punës dhe avancimin e sistemeve që përdoren për vëzhgimin meteorologjik, hidrologjik dhe laboratorik.
Në kuadër të IPA-projektit për Sektorin e cilësisë së ujërave, DPHM-ja ka siguruar pajisje bashkëkohore laboratorike në vlerë prej 671.000 euro. Për instalimin e saj, me financim nga buxheti janë rinovuar dhe përshtatur rreth 200 metra katrorë hapësirë laboratorike, sipas kërkesave, standardeve dhe kushteve të nevojshme të punës.
Një tjetër investim, me vlerë rreth 250.000 euro, është realizuar në objektin e DPHM-së për rikonstruksionin e plotë të 200 metrave katrorë hapësirë, e cila do të shërbejë për qendrën e re të prognozave dhe sinoptikës. Ky projekt është financuar nga qeveria zvicerane dhe është mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Ndërkohë, në objektin e DPHM-së në Zajçev Rid janë rikonstruktuar më shumë se 400 metra katrorë me mjete buxhetore. Dyshemetë e vjetruara janë zëvendësuar me pllaka të reja, ndërsa sistemi i ndriçimit është pajisur me panele dhe llamba moderne LED. Sipas Lazarovskit, ndërhyrjet kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës për të punësuarit.
Gjatë këtij procesi është digjitalizuar tërësisht edhe radari meteorologjik në Gjurishte. Po ashtu, janë rinovuar objektet e DPHM-së në Ohër, Prilep dhe Manastir.
Investimet e realizuara pritet të mundësojnë një vëzhgim më bashkëkohor të proceseve atmosferike, identifikim më efikas të dukurive të rrezikshme të motit dhe përmirësim të sistemeve të paralajmërimit të hershëm.
Adelina Ismaili po përgatitet të rikthehet me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me DJ Gimbon. Kënga e re…
Juventus ka zyrtarizuar transferimin e portierit polak Kamil Grabara, i cili i bashkohet klubit nga Wolfsburg në formë huazimi deri…
Një moment tensioni mes Vinicius Junior dhe Arda Güler ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së Real Madridit ndaj Espanyolit.Mesfushori turk…
MPB Maqedoni njofton se dje (24.08.2026), në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të…
Dolly Parton, një prej figurave më të mëdha të muzikës country dhe një ikonë e kulturës amerikane, është ndarë nga…
I dyshuari për mashtrim dhe përvetësim me anë të mashtrimit në Shqipëri, Ermal Beqiri, u arrestua pasi fluturoi me avionin…