Doganat e Maqedonisë kanë bërë të ditur se një mjek dhe një infermiere akuzohen për kontrabandë dhe mashtrim doganor, pasi tentuan të fusnin në vend 199 shishe “Botox” përmes një pakete që ishte paraqitur në mënyrë të rreme si “mostra kozmetike”. Sipas fotografive të publikuara nga autoritetet doganore, Botox-i i sekuestruar është i markës Sotorior.
Çështja tashmë po trajtohet nga Prokuroria Publike në Shkup, e cila ka dhënë urdhër për kontrolle në tre lokacione. Sipas të dhënave të para nga hetimi paraprak, mjeku, i cili është i punësuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, kishte porositur 199 flakona Botox nga një kompani koreane, me vlerë prej 615 mijë denarësh. Ai ishte marrë vesh që në faturë ato të paraqiteshin si 10 copë produkte kozmetike, me vlerë të përgjithshme prej 80 dollarësh.
None found
Më pas, sipas njoftimit, ai i kishte kërkuar të dyshuarës së dytë, një infermiere e angazhuar në Qendrën Klinike Nënë Tereza, të figurojë si pranuesja e mallrave. Ajo, thuhet më tej, e kishte ndihmuar në realizimin e veprave duke pranuar që porosia të mbërrinte në emrin dhe adresën e saj, si edhe duke shlyer faturën nga llogaria e saj e transaksionit.
Rasti u zbulua nga zyrtarët doganorë gjatë një kontrolli të detajuar të një dërgese postare të paraqitur për zhdoganim importi. Dërgesa shoqërohej me një faturë ku ishin shënuar 10 mostra kozmetike dhe ku në mënyrë të pasaktë deklarohej se vlera e tyre ishte vetëm 80 dollarë. Megjithatë, në të vërtetë bëhej fjalë për 199 flakona Botox, me vlerë reale prej 615 mijë denarësh.
Ndryshe, Botox nuk lejohet të importohet në Maqedoni pa miratimin e Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore MALMED.
“Kjo nuk është vetëm një përpjekje për të mashtruar sistemin, por edhe një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve. Prandaj, Drejtoria e Doganave mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbrojtur interesin publik dhe do të vazhdojë me një politikë tolerance zero ndaj kujtdo që përpiqet të veprojë në kundërshtim me ligjin”, thotë Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski./Telegrafi/
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…