Categories: maqedoni

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, kallëzim penal ndaj një personi

Në pikën kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në vend, doganierët ndaluan një tentativë për kontrabandimin e 348 gramëve bizhuteri ari, të vlerësuara në 1.3 milion denarë.

Të lidhura

None found

Bizhuteritë u zbuluan pas kontrollit të hollësishëm të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift shtetasish të RMV-së, me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e pasagjeres u gjetën gjithsej 26 stoli prej ari.

Ndaj pasagjeres, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve ka paraqitur kallëzim penal për veprën “kontrabandë”, e cila dënohet sipas Kodit Penal.

Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar 13 raste të kontrabandimit të arit, ku janë sekuestruar mbi 2.5 kilogramë bizhuteri dhe monedha ari.

të fundit

Zbardhen detajet e ngjarjes në Tiranë, 46-vjeçari u gjet i vrarë në automjet

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

12 seconds ago

Tiranë/ Gjendet i pajetë në automjet, viktima është Ismet Habili, policia heton ngjarjen

Detaje të reja vijnë në lidhje me një vdekje të ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Viktimë ka mbetur…

1 minute ago

Gerasimovski: Pas dy vitesh qeverisje, OBRM-PDUKM përballet me rritje të pakënaqësisë qytetare

"Për dy vjet, qeveria e OBRM-PDUKM-së ka treguar se nuk di ta drejtojë vendin, dhe pakënaqësia tek qytetarët është duke…

3 minutes ago

Përfundon afati për ankesat ndaj procesit zgjedhor në Bërvenicë

Ka skaduar afati për ankesat për procedurën e votimit që pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar të Bërvenicës…

4 minutes ago

Due: Autorët e sulmeve në Banjskë dhe Ibër-Lepenc duhet të përballen me drejtësinë

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje për bashkëpunim…

10 minutes ago

Peter N. Due u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje që Kosova…

10 minutes ago