Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëri të ditur se në ambiente të hapura janë aktive 10 zjarre, ndërsa tre të tjera janë nën kontroll. Sipas institucionit, 31 vatra zjarri janë shuar.
None found
Ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjen në terren për shuarjen e zjarreve aktive, duke përdorur traktorët trier dhe helikopterë të policisë.
Stojançe Angellov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë evidentuar 10 zjarre në ambiente të hapura. Në komunën e Jegunovcës, ku zjarri ka përfshirë një zonë malore dhe terreni është i vështirë për t’u arritur, po ndërhyn një helikopter policie, ndërsa zjarrfikësit do të veprojnë në pjesët ku qasja është e mundur.
Ndërkohë, në Studeniçan po përdoren traktorët trier të drejtorisë, pasi edhe aty zjarri ndodhet në një terren të paarritshëm. Në këtë zonë janë angazhuar gjithashtu zjarrfikës nga Shkupi. Një tjetër vatër, e cila prej disa ditësh vijon në territorin e Makedonski Brod, ndodhet në terren shkëmbor dhe me qasje të vështirë. Angellov e cilësoi situatën serioze, ndërsa atje është dërguar një modul për zjarret pyjore i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve, me 25 vullnetarë dhe pesë operativë.
Angellov theksoi se e enjtja ishte dita më e vështirë e sezonit të zjarreve deri tani, kryesisht për shkak të kërcënimit ndaj vendbanimeve. Rreziku ishte i pranishëm në fshatin Bogomillë të komunës së Çashkës, ku flakët iu afruan shtëpive të para, si dhe në fshatrat Ivanjevci, Loznani dhe Novoselani në Pelagoni.
Sipas Angellovit, gjatë ditës së djeshme u regjistruan më shumë se 40 zjarre në ambiente të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende aktive. Ai tha se këto vatra nuk paraqesin rrezik për vendbanimet dhe nuk ekziston mundësia që të përhapen në pyll cilësor. Në zjarret në Pelagoni u lëndua edhe një banor, i cili u dërgua në spital me djegie në duar.
Gjatë ditës së djeshme, “traktorët ajrorë” ndërhynë edhe në zjarrin në zonën e Studeniçanit, i cili po përhapej në drejtim të malit. Sipas Angellovit, puna e zjarrfikësve dhe reshjet e lehta të shiut ndihmuan në dobësimin e flakëve, por zjarri nuk është shuar ende.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë maksimale, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut për përhapjen e zjarreve. /rtm2
Amazonës i kanoset një periudhë kritike thatësire, pasi një fenomen i fuqishëm El Niño pritet të arrijë kulmin në fund…
Një e re e ardhur nga diaspora në Gjermani i është bashkuar protestës popullore para godinës së Kryeministrisë, duke përcjellë…
Në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë, mbrëmë ka ndodhur një aksident…
10 zjarre janë aktive në ambiente të hapura, tre janë nën kontrollë dhe 31 janë shuar, njoftojnë nga Drejtoria për…
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj nëntë gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin dhe…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për…