Categories: maqedoni

Dimitrijeviq: Hapësira pranë burimit që furnizon Shkupin dhe 25% të qytetarëve të Maqedonisë është shndërruar në deponi

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se një deponi ilegale po digjet pranë burimit të ujit në Rashçe, duke paraqitur rrezik edhe për ujin.

Të lidhura

None found

Ai tha se në veri, afër burimit të Rashçes, po zhvillohet një tjetër katastrofë ekologjike. Sipas Dimitrijeviqit, në zonën e mbrojtur ekologjike të Rashçes është shfaqur një kërcënim i ri për pastërtinë e ujit të pijshëm, ndërsa e gjithë kjo po ndodh para syve të qeverisë së Mickoskit.

Dimitrijeviq theksoi se zona përreth burimit, prej të cilit furnizohen me ujë Shkupi dhe 25% e qytetarëve të Maqedonisë, është mbuluar nga një deponi.

Ai e cilësoi si tmerruese fotografinë e publikuar nga gazetari i njohur, duke shtuar se edhe pamja e situatës në terren është po aq e rëndë.

Sipas tij, OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit të Qytetit, Orce Gjorgjievski, nuk u nevojitet dron për ta parë këtë katastrofë, pasi gjendja është e dukshme dhe përbën kaos total./Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Manufacturing industry in prolonged recession, enters fourth year of decline alongside agriculture

Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas një rënie…

4 minutes ago

Weather forecast for September 30, 2026: Clear skies and occasional cloudiness

Sot vendi ynë do të preket nga të njëjtat kushte atmosferike. Parashikohet moti, me alternime kthjelltësish dhe vranësira të pakta…

5 minutes ago

Sot mbahet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së…

7 minutes ago

Industria përpunuese në recesion të zgjatur, hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas një rënie…

9 minutes ago

Parashikimi i motit 30 Shtator 2026, kthjellime dhe vranësira të herëpashershme

Sot vendi ynë do të preket nga të njëjtat kushte atmosferike. Parashikohet moti, me alternime kthjelltësish dhe vranësira të pakta…

12 minutes ago

Ballistic examination sheds light on new details about the death of 36-year-old Albanian Gjovalin Lazri

Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën…

8 hours ago