Categories: maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Pas dy vjetësh në drejtimin e financave publike, ekonomia ka hyrë në një fazë rritjeje të qëndrueshme

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi sot se pas dy viteve të menaxhimit të financave publike, në një periudhë të shoqëruar me vështirësi ekonomike, pasiguri globale dhe sfida të mëdha fiskale, vendi po regjistron rikuperim të qëndrueshëm dhe rritje të pandërprerë ekonomike.

Të lidhura

None found

Duke folur në një konferencë për shtyp në Qeveri, ku prezantoi bilancin e punës së bërë, ajo tha se gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë vendime të vetëdijshme në favor të disiplinës, përgjegjësisë fiskale dhe zgjidhjeve afatgjata, në vend të populizmit afatshkurtër.

Sipas saj, treguesit makroekonomikë e konfirmojnë qartë këtë drejtim. Ajo rikujtoi se nga viti 2017 deri në vitin 2023 rritja mesatare ekonomike ishte rreth 1,8 për qind, ndërsa tani dinamika është dukshëm më e lartë, me 3 për qind rritje në vitin 2024 dhe 3,5 për qind në periudhën 2025 dhe 2026, duke reflektuar një trajektore stabile dhe pozitive të rritjes ekonomike.

Dimitrieska-Koçoska theksoi gjithashtu se inflacioni, i cili në vitin 2022 arriti në 14,2 për qind dhe goditi ndjeshëm standardin jetësor të qytetarëve, tani është ulur. Sipas saj, megjithëse paqartësitë globale vazhdojnë dhe pasojat e një prej krizave më të mëdha energjetike dhe ekonomike të dekadave të fundit ende ndihen, në muajin maj inflacioni ishte 4,8 për qind. Ajo shtoi se projeksionet për këtë vit mbeten brenda kornizës së stabilitetit të pritur.

“Kjo do të thotë se arritëm t’i amortizojmë tronditjet glonale të çmimeve dhe sërish të sigurojmë ambient të parashikueshëm ekonomik. Kjo është posaçërisht me rëndësi sepse inflacioni stabil krijon kushste për rritje reale të rrogave. Në këto dy vite rritja e rrogave vazhdoi me dinamikë të fuqishme. Rritja nominale e rrogave në vitin 2024 ishte 12,6 për qind, në vitin 2025 9,6 për qind, ndërsa edhe këtë vit presim rritje prej mbi 8 për qind. Por, akoma më me rëndësi është që pas një periudhe të gjatë qytetarët sërish kanë rritje reale të të ardhurave. Pas rënies së rrogave reale në vitin 2022 prej 2,9 për qind, në vitin 2024 ato u rritën për 8,8 për qind, ndërsa në vitin 2025 për plotësisht 5,3 për qind. Ky është sinjal kyç se fuqia reale blerëse po përmirësohet. jemi të vetëdijshëm për problemet e qytetarëve, i jetojmë së bashku dhe punojmë shumë për t’i zgjidhur”, potencoi ministrja.

Ajo nënvizoi se përmirësimi është i dukshëm pothuajse në të gjithë indikatorët statistikorë ekonomikë.

Ministrja tha se këto të dhëna do të mbeten si dëshmi e punës së bërë, duke shtuar se rezultatet ekonomike nuk arrihen brenda natës. Sipas saj, pas tyre qëndron angazhim i madh dhe punë e vazhdueshme në Ministrinë e Financave gjatë dy viteve të fundit.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se rikthimi i besimit te politika fiskale ishte një nga motivet e saj personale për pranimin e këtij posti. Ajo sqaroi se, kur mori përgjegjësinë, objektivi kryesor ishte stabilizimi i financave publike. Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2024, sipas saj, u sigurua likuiditeti, u garantua pagesa e rregullt e rrogave, pensioneve dhe transfereve sociale, si edhe u mundësua shërbimi në kohë i detyrimeve të shtetit. Ajo shtoi se ky prioritet është reflektuar edhe në vendimet e mëvonshme buxhetore dhe do të mbetet i tillë edhe në vijim.

Në këtë periudhë, bëri të ditur ministrja, janë servisuar 4,4 miliardë euro nga borxhi publik, ndërsa deri në fund të vitit arrijnë edhe 983 milionë euro.

të fundit

Ermelinda Meksi kritikon Ramën: Shqipëria është mbi çdo individ, post apo parti, asnjë pushtet nuk vlen më shumë se paqja sociale

Në një reagim në lidhje me situatën e krijuar nga protestat masive të studentëve, ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, bën thirrje…

4 minutes ago

Në Kosovë, 53.4 për qind e rasteve të kancerit të gjirit u zbuluan herët më 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e rasteve të kancerit të gjirit të…

5 minutes ago

Ilir Panda në krye të Gjykatës së Lartë, mbyllet mandati gjashtëvjeçar i Sokol Sadushit

Sokol Sadushi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ilir Pandës, në një ceremoni të zhvilluar…

11 minutes ago

Rama sinjalizon rrezik për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, fajëson Qeverinë për moszbatimin e detyrimeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se mbajtja e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” është në rrezik, duke akuzuar Qeverinë…

12 minutes ago

Të rinjtë marrin në kontroll kryeqytetin, marshojnë masivisht në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pas tërheqjes së forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë protestuesit janë nisur nga Rruga e Durrësit, duke vijuar marshimin në drejtim…

15 minutes ago

Haxhiu discusses women’s economic empowerment with the Women’s Economic Forum

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave, me të…

16 minutes ago