Categories: maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Huamarrja u ul në 150 milionë euro nga 250 milionë të planifikuara, për shkak të interesave të larta

Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave, bëri të ditur në konferencën për shtyp ku prezantoi rishikimin e dytë vjetor të buxhetit se shteti mori hua 150 milionë euro dy ditë më parë. Shuma ishte më e vogël se 250 milionë eurot e planifikuara përmes tregut ndërkombëtar të obligacioneve, për shkak të normave të larta të interesit.

Të lidhura

None found

Fondet do të shërbejnë për shlyerjen e borxhit të jashtëm: 100 milionë euro do të shkojnë për interesat, ndërsa 54 milionë euro për pagesën e principalit.

Ministrja shpjegoi se, përballë kushteve të tregut, u vendos të mos merrej e gjithë shuma e parashikuar. Ajo përmendi se obligacionet franceze po tregtoheshin me interesa mbi 5.4-5.5 për qind, ato britanike me mbi 6 për qind, ndërsa SHBA-të kishin marrë hua një ditë më parë me norma 5.4-5.5 për qind. Sipas saj, tregjet janë më të paqëndrueshme se më parë, ndaj u zgjodh një huamarrje më e ulët.

Qeveria miratoi brenda një viti rishikimin e dytë të buxhetit, një zhvillim që ndodh rrallë në ekonomi. Dimitrieska-Koçoska tha se situata e karburanteve kërkoi përgatitjen e parashikimeve të reja dhe shtyrjen e nisjes së disa projekteve.

Ministrja kujtoi se gjatë përgatitjes së rishikimit të parë, në qershor, pritej që tregjet ndërkombëtare të stabilizoheshin gradualisht. Megjithatë, kriza gjeopolitike u përshkallëzua dhe çmimet e energjisë vijuan të rriteshin, çka bëri që qeveria të propozonte masa konkrete për të kufizuar pasojat për qytetarët dhe ekonominë, tha ajo./Telegrafi/

të fundit

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Ditën e sotme, SPAK ka kërkuar dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet për…

4 minutes ago

LVV dhe PDK diskutojnë hapat për Projektligjin për Dhomat e Specializuara

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…

9 minutes ago

Të enjten seancë në Kuvendin e Kosovës, në shqyrtim katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…

20 minutes ago

Mickoski: Provimi i jurisprudencës nuk do të zhvillohet plotësisht në shqip, maqedonishtja mbetet gjuha e sistemit gjyqësor

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

25 minutes ago

Reforma Zgjedhore mbledh PS-në dhe PD-në, Berisha kërkon lista të hapura dhe kundërshton axhendën e Gjiknurit

Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…

26 minutes ago

Ballkani përfundon bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…

35 minutes ago