Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tetë persona lidhur me djegien e flamurit shtetëror, që nxiti reagime në shkallë të gjerë.
Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar.
None found
Ministria e Brendshme tha se në mesin e të arrestuarve është një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç. Katër prej tyre dyshohen për veprën “nxitje e urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, e dënueshme deri në një vit heqje lirie. Pamjet e transmetuara në rrjetet sociale të incidentit nxitën reagime të ashpra të partive politike në vend.
VMRO-DPMNE në pushtet bëri thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa vlerësoi se, siç thuhet, ngjarja ka prapavijë politikë dhe kishte për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe tensioneve etnike.
Lidhja Social Demokrate në opozitë, akuzoi pushtetin dhe Ministrin e Rendit, Pançe Toshkovski për “mungesën e veprimeve për parandalim, kontroll dhe të ndërhyrjes së shpejtë për pengimin e incidenteve”, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit. Edhe koalicioni VLEN i partive shqiptare, që është pjesë e qeverisë, e dënon incidentin ndërsa akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se në këtë mënyrë po përpiqet “ta destabilizojë vendin”.
Ndërkohë partitë shqiptare të opozitës, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, duke e dënuar incidentin, njoftuan për një incident të djegies së flamuri shqiptar dhe shprehën shqetësim për, siç thanë, “qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë”, e cila ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidente.
BDI thotë se ishte policia ajo që nxiti incidentin duke bllokuar rrugët dhe ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve në festën e mbrëmshme në sheshin Skënderbe të Shkupit./VOA
Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala trajton rastin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur në…
Grupime studentësh të dala nga protesta po organizohen në forma të ndryshme për të ofruar një alternativë politike tashmë. Rinia…
Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë. Ky projektligj…
Prattipati takon gjeneralin amerikan Osborn, në fokus forcimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur Konkurs të ri për ndarjen e 3.000 bursave studentore për vitin akademik 2026/2027.Nga…