Ditën e djeshme rreth orës 14:00, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur pa shenja jete në rrethana misterioze nënë e bijë në banesën e tyre.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku bëhet me dije se është vënë në pranga kryefamiljari.
Arrestimi i tij u bë kur doli nga spitali, pasi edhe ai është plagosur. Nga kjo ngjarje është plagosur edhe djali i mitur.
Gruaja dhe vajza e saj e mitur, u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas Alsat, trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani nuk…
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve.…
Joshua Kimmich ka kritikuar publikisht drejtuesit e Bayern Munichut për mënyrën se si kanë trajtuar situatën e Jamal Musialas, pasi…
Marrëveshja kolektive për kulturën duhet të ruhet dhe të zbatohet plotësisht, dhe të drejtat e punëtorëve të mijëra punonjësve në…
Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Operatori…