Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit.
Pas 12 shkurtit dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme.
“Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të ngisni automjetet“, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë prej 100 euro.
Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3800 denarë.
Ndryshimi i dokumenteve personale dhe tabelave është obligim i dalë nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues, e firmosur në vitin 2018.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në çështjet e dashurisë sot do ndiheni më të afërt me…
Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke…
Jacques Lange, ish-ministër francez i kulturës nën qeverinë Mitterrand, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si president i Institutit…
“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida…
Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Përmes një…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi protestat e fundit anti-Olimpike në Milano dhe sabotimin e dyshuar të infrastrukturës hekurudhore, duke i…