“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare.
Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”.
None found
Sipas tij, edhe kur një gjë nuk është e përballueshme në atë moment, fëmijët nxiten të mendojnë se si mund të gjejnë zgjidhje për ta arritur.
Në bisedë, Mamaqi ndau edhe një episod kur djali i tij kërkonte një pajisje që kushtonte rreth 500 euro.
“Nuk i dilnin lekët dhe një ditë më thotë: e gjeta zgjidhjen, duhet të më japësh kredi. Bëmë llogaritë dhe i thashë: nuk do më kthesh 500, por 550, me 10% interes, si në bankë. Filloi të thoshte duhet të punoj më shumë sepse kam kredi. Ishte hera e parë që kuptoi përgjegjësinë financiare”, u shpreh ai.
Ai shpjegoi se i motivon fëmijët financiarisht për leximin dhe angazhimet në shtëpi.
Për çdo libër të lexuar apo detyrë të përmbushur, ata marrin një shumë të caktuar, të cilën mund ta kursejnë dhe ta përdorin sipas dëshirës.
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit…
Një avion i kompanisë FlyDubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ka devijuar emergjentisht drejt Arabisë Saudite pas një…
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar renditjen e kapitenëve pas daljes në pension të Lionel Messit.Scaloni është…
Janë zbuluar emrat e pronarëve të lokalit në Sektor Fllakë të Durrësit, në derën e të cilit shpërtheu një sasi…
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të PDK-së lidhur me mbështetjen për zgjedhjen e presidentit…
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nëntë personave të arrestuar nën dyshimin për…