Categories: maqedoni

Deklarimi i pasurisë së ministrit Sasho Klekovski: Apartamente në Shkup, aksione biznesi dhe kredi hipotekare

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka bërë publike deklaratën e pasurisë së ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave zyrtare, pasuria e ministrit përfshin prona të paluajtshme, pjesëmarrje në kompani private, të ardhura nga dividentët dhe një detyrim kreditor ndaj bankës.

Klekovski ka deklaruar në pronësi të tij një apartament prej 99 metrash katrorë në komunën e Karposhit. Prona, e përfituar përmes një kontrate ndërtimi, vlerësohet në 12 milionë denarë, ose rreth 195,000 euro.

Po në emër të ministrit figuron edhe një banesë prej 42 metrash katrorë në Gazi Babë, të cilën e ka marrë përmes trashëgimisë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një apartamenti prej 58 metrash katrorë në Karposh.

Në sektorin e biznesit, Klekovski dhe bashkëshortja e tij kanë aksione në kompaninë A&M DOO Shkup. Ministri zotëron 25 aksione me vlerë nominale 1,500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka 75 aksione, me vlerë nominale 4,500 euro.

Përveç pjesëmarrjes në A&M DOO, ministri ka deklaruar aksione edhe në kompanitë Adriatik Konsalting grupa dhe M prospekt DOO.

Të ardhurat nga dividentët përbëjnë një tjetër pjesë të rëndësishme të deklarimit. Klekovski ka raportuar të ardhura personale neto prej 1 milion denarësh, që korrespondojnë me mbi 16,000 euro.

Si ministër i Shëndetësisë, ai merr një pagë mujore neto prej 120,000 denarësh. Bashkëshortja e tij deklaron të ardhura mujore prej 35,000 denarësh nga kompania A&M DOO.

Edhe fëmijët e familjes kanë të ardhura nga punësimi në sektorin civil. Njëri prej tyre merr 46,999 denarë në Fondacionin Maqedonas për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MRFP), ndërsa tjetri paguhet me 37,000 denarë në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Përveç pasurive të deklaruara, ministri ka një kredi hipotekare personale në vlerën 1.800.000 denarë, afërsisht 30,000 euro. Kredia është marrë në vitin 2019 dhe parashikohet të shlyhet deri në gusht të vitit 2029.

Familja Klekovski ka gjithashtu një automjet SEAT Ibiza, të prodhuar në vitin 2007, i regjistruar në emër të bashkëshortes. Në momentin e blerjes, vetura ishte vlerësuar në 800,000 denarë.

Përveç llogarive të transaksioneve në denarë, fëmijët e ministrit kanë edhe një llogari devizore në valutë të huaj./Telegrafi/

të fundit

Zbardhet krimi brenda familjes në Bulqizë/ Urim Fiku u ekzekutua nga gruaja dhe djali! Arrestohen të dy familjarët

Shtetasi Urim Fiku, 60-vjeç, u raportua fillimisht se kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari në fshatin Godvi të…

3 minutes ago

Rizvanolli dhe Blaj shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka…

5 minutes ago

Dëmtim i rëndë për Chukwueze, Milani pritet ta ketë jashtë deri vitin e ardhshëm

Milani ka konfirmuar se Samuel Chukwueze i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në Londër, për shkak të këputjes…

10 minutes ago

GTA 6, shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor; loja kërkon deri në 212 GB hapësirë

Rockstar Games njoftoi se lojtarët do të mund ta shkarkojnë paraprakisht Grand Theft Auto VI (GTA 6) duke filluar nga…

15 minutes ago

Saimir Korreshi: Marta Kos pse nuk flet që Balluku ka bërë 1 miliardë dëme në buxhet?

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi, gjatë një interviste për News24, foli mbi progresraportin e KE për Shqipërinë dhe deklaratat e…

16 minutes ago

Benitez: Iraola mund të ketë sukses te Liverpooli, por i duhet kohë

Rafael Benitez beson se Andoni Iraola ka cilësitë për të pasur sukses te Liverpooli, por këmbëngul se spanjollit do t'i…

22 minutes ago