Categories: maqedoni

Debat i ashpër për ligjin e përfaqësimit të drejtë, pushteti dhe opozita në përballje për amendamentet

Seanca e Komisionit për Sistem Politik u zhvillua në një klimë të tensionuar, teksa në rend dite ishin amendamentet për Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Përplasjet nisën që te amendamenti i parë, përmes të cilit kërkohej të saktësohej se përfaqësimi i drejtë është detyrim që del nga Marrëveshja Kornizë dhe jo një akt vullneti të mirë nga ana e Qeverisë. Debati u përshkallëzua pasi zëvendëskryeministri Bekim Sali hodhi poshtë jo vetëm këtë propozim, por edhe amendamentet e tjera.

“Sinqerisht çuditem se si zëvendëskryeministri me kaq lehtësi thotë se amendamenti nuk pranohet, pa dhënë arsyetim pse. Jemi mësuar deri tani që t’i kaloni gjërat në këtë mënyrë. Problemi sot nuk është vetëm ky ligj, por të gjitha veprimet që keni bërë gjatë këtyre dy viteve. Nuk keni argumente të qarta për ta mbrojtur ligjin e Karakamishevës”, tha Diana Toska nga Fronti Europian.

Të lidhura

None found

Nga VLEN u tha se amendamentet e dorëzuara nuk prekin thelbin e çështjes, por kanë për synim të pengojnë miratimin e ligjit.

“Të gjitha amendamentet që janë propozuar nuk janë paraqitur për të gjetur zgjidhje dhe për të ofruar diçka më të mirë, por janë përpiluar në mënyrë të tillë që më pas ky ligj të mund të bllokohet, sepse ky është qëllimi juaj. Keni amendamente që janë plotësisht të dëmshme për qytetarët e këtij vendi, veçanërisht për shqiptarët”, u shpreh Imrlije Saliu Fetai nga VLEN.

Në debat ndërhyri edhe deputeti Ziadin Sela.

“Nëse merr diçka që nuk ka qenë ideale dhe e bën edhe më të keqe, pastaj thua se ju e keni bërë, kjo nuk më hyn në kokë. Bëjeni më mirë, po, keni mbështetjen time dhe të Zotit. Ata po hartojnë një ligj me të cilin do të pamundësohet që dikush që ka festuar së bashku me të tjerët të diskriminohet, ndërsa dikush tjetër të privilegjohet. Prandaj heshtni dhe mos flisni fare për këtë ligj”, deklaroi Ziadin Sela – Lidhja e Shqiptarëve.

Amendamente për këtë ligj paraqitën edhe Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja, Monika Zajkova dhe Slavjanka Petrovska. Bytyqi vlerësoi se koncepti i përfaqësimit të drejtë nuk mund të kufizohet vetëm te numrat.

“Ky ligj flet për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por nëse e lexojmë me kujdes, do të shohim se propozuesi është kënaqur tepër me formën dhe është marrë shumë pak me thelbin. Sikur të mjaftonte që institucioni të ketë një përqindje të caktuar ose një raport vjetor dhe të përfundojmë se kemi ndërtuar një shtet të drejtë”, theksoi Fatmir Bytyqi nga LSDM.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat pritet të zëvendësojë Balancuesin, i cili ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dy vjet më parë.

të fundit

Motoçiklisti plagoset rëndë pas përplasjes në një bulevard të Shkupit

Nga SPB Shkup raportojnë se në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Honda”…

5 minutes ago

Vëllai i Yamal, hajmalia e re e Spanjës: A do të jetë në gjysmëfinalen kundër Francës?

Në një mbrëmje të mbushur me tension, emocione dhe luftë sportive mes Spanjës dhe Belgjikës, një moment i veçantë largoi…

6 minutes ago

45th Protest: Citizens Gather in Skanderbeg Square: Rama, Resign!

Teksa sot është protesta e 45, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej. Prej aty ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë.…

9 minutes ago

Fatal head-on collision in Qyrkan, Cërrik, two dead

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë…

9 minutes ago

Increased flow at the Port of Durrës, double sailings to Bari resume

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në…

9 minutes ago

Third energy collapse in Cuba in nine days, 10 million residents left in the dark

Sistemi kombëtar elektrik i Kubës pësoi një tjetër dështim të plotë të hënën, duke e zhytur ishullin në një blackout…

10 minutes ago