Në Klinikën për Sëmundje Infektive po trajtohen shtatë pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht nga Ethet e Nilit Perëndimor. Dy prej tyre, të moshës 76 dhe 66 vjeç, ndodhen në gjendje kritike, janë intubuar dhe po marrin trajtim në repartin e kujdesit intensiv me ventilim mekanik.
None found
Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, bëri të ditur se po priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik edhe për tre persona të tjerë që vuajnë nga sëmundje akute të trurit.
Të shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm njëri prej pacientëve ka udhëtuar në Greqi. Të prekurit janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike.
Sipas Canës, përveç dy pacientëve që janë në gjendje kritike, të shtruarit e tjerë janë në gjendje stabile dhe po mjekohen në përputhje me protokollet mjekësore. Klinika u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e shërbimeve kompetente./TV21/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…