Klinika Infektive në Shkup nuk ka regjistruar të dhëna për persona që kanë shfaqur shqetësime gastrointestinale si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm në kryeqytet. Këtë e deklaroi sot drejtori i klinikës, doktor Fadil Cana, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se uji në Shkup u kishte shkaktuar probleme shëndetësore disa pacientëve.
None found
Cana sqaroi se, në cilësinë e drejtuesit të Klinikës Infektive, mund të konfirmojë se institucioni nuk disponon të dhëna për ndonjë pacient me shqetësime gastrointestinale të lidhura me ujin. Sipas tij, një rast i tillë do të duhej të evidentohej në përputhje me procedurën diagnostikuese.
Ai bëri të ditur se aktualisht është vërejtur një shtim normal i numrit të pacientëve, i cili lidhet me temperaturat e larta. Megjithëse ka rritje, shifrat nuk e tejkalojnë nivelin e zakonshëm të viteve të mëparshme dhe mbeten brenda asaj që pritet në këtë periudhë. Cana ritheksoi se nuk ka të dhëna për shqetësime gastrointestinale të shkaktuara nga pirja e ujit.
Drejtori i Klinikës Infektive i dha këto përgjigje pas konferencës për media në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjatë saj, ai raportoi për situatën me ethet e Nilit perëndimor në vend dhe në klinikë, për numrin e personave të prekur, si dhe për rastet me pasqyrë të rëndë klinike.
Kosova i ka qëndruar afër popullit ukrainas e Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, por…
Kylian Mbappe mund t’i japë fund së shpejti bashkëpunimit të tij me gjigantin amerikan të veshjeve sportive, Nike, pas pothuajse…
Kryeministri zhvilloi një takim informues me drejtuesit e bashkive që parashikohet të bashkohen, ku u shpjegua reforma e propozuar nga…
Sara Hoxha ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, ndërsa mes fotografive nuk kanë munguar…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mohuar dezinformimin e përhapur në publik se uji nga sistemi i furnizimit me…
Ka përfunduar pas katër orësh takimi i thirrur nga Kryeministri Edi Rama në Kuç të Vlorës këtë të mërkurë, ku…