Categories: maqedoni

Bukova, deponia që vijon të shqetësojë banorët dhe turistët e Ohrit

Banorët dhe turistët e Ohrit janë përballur pothuajse gjatë gjithë verës me tymin dhe aromën e rëndë që vjen nga deponia e Bukovës, ku qyteti dërgon mbeturinat. Megjithëse ndodhet rreth 20 kilometra larg Ohrit, pasojat e ndotjes ndihen edhe në qytet. Në këtë deponi shpesh shpërthejnë zjarre, ndërsa javën e kaluar shërbimi i sigurisë kapi tre persona që kishin hyrë pa leje dhe po kryenin veprime të cilat mund të shkaktonin zjarr. Rasti iu referua policisë, ndërsa Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre për 30 ditë, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit te dëshmitarët gjatë procedurës.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, tre personat kishin shkuar në Bukovë më 17 shtator, me një kamion të ngarkuar me mbeturina. Ata dyshohet se kishin nisur të digjnin kabllo dhe mbetje kabllosh për të ndarë telat e bakrit. Ky proces shkaktoi tym dhe çliroi substanca të rrezikshme në ajër. Prokuroria Publike e Ohrit ka nisur procedurë hetimore ndaj tyre për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës”.

Ndërmarrja Publike “Komunalec” paralajmëron se çdo zjarr në deponi mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Vanço Kostoski nga NP “Komunalec”, Ohër, bëri të ditur se deponia do të monitorohet pa ndërprerje. “E gjithë deponia do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga të gjitha anët, në mënyrë që të zbulojmë menjëherë raste të tilla, si dhe djegie spontane, sepse gjatë verës kemi edhe djegie spontane nga gazrat e prodhuara nga kjo deponi. Ne gjithashtu kryejmë rregullisht testime të tokës, sepse e vetmja mënyrë që kjo lloj deponie të mbrohet është duke e mbuluar atë me dhe”, deklaroi ai.

Ambientalistët e rendisin deponinë e Bukovës ndër problematiket në vend dhe vlerësojnë se ajo përbën prej vitesh një rrezik të madh, veçanërisht për shkak të afërsisë me Liqenin e Ohrit.

Ambientalisti Gjoko Zoroski tha se vendgrumbullimi nuk disponon infrastrukturën e nevojshme mbrojtëse. “Ky vendgrumbullim mbeturinash nuk ka infrastrukturë mbrojtëse në kuptimin që nuk ka hidroizolim, nuk ka sistem për mbledhjen e ujit të rrjedhshëm. Gjithashtu nuk ka kontroll ose mbledhje të gazit të deponisë prej tij, sepse të gjitha këto rrjedhje nga ajo deponi përmbajnë metale të rënda, ndotës organikë. Amoniak, nitrite. Dhe këto rrjedhje arrijnë si në anën e Ohrit ashtu edhe në atë të Prespës. Ndodhin zjarre të shpeshta, ai vetëndizet për shkak të pranisë së metalit dhe për shkak të kësaj, grimcat PM shfaqen në ajër, të cilat janë gazra shumë të rrezikshëm dhe Ohri shpesh ndotet për shkak të deponisë së Bukovës”, tha ai.

Kapaciteti i deponisë së Bukovës është tejkaluar prej kohësh. Autoritetet lokale e shohin krijimin e një deponie rajonale si zgjidhjen më të përshtatshme për situatën.

të fundit

Dakota Johnson flet hapur për seksualitetin, ndikimin e Melanie Griffith dhe betejën me ankthin

Aktorja e njohur amerikane, Dakota Johnson, ka folur hapur për seksualitetin, marrëdhëniet dhe mënyrën se si u rrit në një…

3 minutes ago

Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, Kosova pëson një goditje të rëndësishme

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për ndeshjen ndaj Austrisë, e cila zhvillohet sot në Vjenë…

9 minutes ago

Etnës i del hiri, mbyllet aeroporti i Katanias deri në mesnatë

Hiri vullkanik i emetuar nga mali Etna ka shkaktuar pezullimin e plotë të trafikut ajror në aeroportin e Katanias, në…

9 minutes ago

Bukova, the landfill that continues to concern Ohrid residents and tourists

Deponia e Bukovës, ku Ohri dërgon mbeturinat, ka helmuar banorët dhe turistët pothuajse gjithë verën. Edhe pse ndodhet rreth 20…

24 minutes ago

Nine arrested in Zubin Potok on suspicion of war crimes; operation linked to “Group of Intellectuals

Një aksion i Prokurorisë Speciale është duke u zhvilluar në veri të Kosovës, në kuadër të hetimeve për dyshime për…

25 minutes ago

Diaspora protests for justice for Kosovo’s liberators as Prishtina rallies continue for a 12th night

Sot, bashkatdhetarët në diasporë pritet të mblidhen në disa qytete të Evropës në kuadër të protestave në mbështetje të ish-krerëve…

25 minutes ago