Gjendja e arsimit në vend dhe rezultatet e testimit PISA, të publikuara së fundmi, ishin në qendër të bisedës me Blendi Hodain nga Forumi për Ndryshime në Arsim, i ftuar në emisionin PodGo të Telegrafi Maqedoni.
Sipas Hodait, rezultatet e PISA-s nuk kanë qenë befasuese. Ai shpjegoi se monitorimi i institucioneve arsimore nga FNA-ja u kishte treguar më herët për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sistemi arsimor.
None found
Hodai vlerësoi se përgjegjësia për këtë gjendje u takon të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin arsimor. Ai tha se arsimi është një çështje me rëndësi të veçantë për një popull dhe se tashmë duhet të shihet se si do të reflektohet pas rezultateve të PISA-s.
Ai e përshkroi sistemin si një zinxhir ku problemet përcillen nga një hallkë te tjetra: një universitet i dobët përgatit mësimdhënës të dobët, këta të fundit nxjerrin nxënës të dobët, ndërsa nxënësi i dobët bëhet student i dobët. Në fund, sipas tij, studenti i tillë përfshihet në sektorin privat ose publik.
Për ndryshimin e kësaj situate në Maqedoni, Hodai tha se nevojitet një periudhë prej 5 deri 10 vjeçare dhe angazhim i përbashkët i të gjitha institucioneve. Ai përmendi se prej vitit 2006 deri tani vendi ka pasur 13 ministra, çka do të thotë se mesatarisht çdo nëntë muaj është emëruar ministër i ri. Sipas tij, secili ministër sjell politika të reja dhe kjo nuk mundëson zhvillim të qëndrueshëm.
Duke folur për Inteligjencën Artificiale, ai theksoi se dobia apo rreziku i saj varen nga mënyra se si përdoret.
Hodai tha se gjithçka varet nga njerëzit dhe qëllimet e tyre; nëse AI bie në duart e personave që synojnë të bëjnë gjëra të këqija, atëherë situata bëhet problematike.
Në të ardhmen, ai e sheh veten në politikë, pasi nuk dëshiron të identifikohet vetëm si një person që ka kritikuar. /Telegrafi/
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim një delegacion të lartë shtetëror dhe diplomatik nga Franca. Gjini poashtu…
Një ligj që u votua para 11 vitesh, tashmë po i shihen pasojat. Kërkesa e PDK-së për ndryshimin e Ligjit…
Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se është rritur çmimi i naftës së dizellit, ndërsa është ulur çmimi i benzinës.Çmimet e…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi ka deklaruar se Shqipëria po förballet me probleme serioze…
Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar mungesën e dënimeve në Serbi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas tij,…
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të miturit A.O., i cili është dënuar…