Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, zhvilloi sot një takim me gjeneralin Karsten Brojer, kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë.
None found
Sipas një njoftimi të Mickoskit në profilin e tij në Fejsbuk, bisedimet u përqendruan te avancimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, fuqizimi i partneritetit brenda NATO-s dhe çështjet aktuale të sigurisë që prekin Evropën.
“Sot u takuam me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane, gjeneralin Karsten Brojer. Biseduam për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa. Së bashku konfirmuam vendosmërinë tonë për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, aktiviteteve të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve të forcave të armatosura, me qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike”, thekson Mickoski.
Gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Armatën dhe Shtetin e Maqedonisë, gjenerali Brojer u takua edhe me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për ndryshimet që ka sjellë mëmësia…
Austria ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, e cila ia ka siguruar kualifikimin direkt në Ligën A të…
Danimarka ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-1 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë të Ligës…