Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, është takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes. Në takim u ritheksua partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.
None found
Në fokus të bisedës ishin zhvillimet e tanishme, ecuria e reformave, konsolidimi i institucioneve demokratike dhe avancimi i prioriteteve të përbashkëta që paraqesin interes për të dy shtetet.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes. Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, deklaroi Sali.
Sipas tij, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë e angazhuar për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i vlerëson si aleat të rëndësishëm dhe partner të besueshëm.
“Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet një shtyllë e rëndësishme e politikës sonë të jashtme dhe do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri…
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke prezantuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit…
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz, para Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, ku u prezantua…
Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit,…
Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve…