Zv.kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë pranë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në të përfshihen prona të paluajtshme në Shkup, biznese dhe të ardhura nga qiradhënia.
Në deklaratë figuron një tokë bujqësore në Çair, me sipërfaqe 1.125 metra katrorë dhe vlerë 600 mijë denarë. Në Matkë, Sali ka deklaruar gjithashtu një tokë bujqësore prej 6.254 metrash katrorë, të përfituar me trashëgimi, ku zotëron 4/16 e pronës.
None found
Në Komunën Qendër të Shkupit ai ka në pronësi të plotë tri objekte afariste, me sipërfaqe përkatësisht 158, 300 dhe 82 metra katrorë. Vlera e deklaruar e tyre është 11 milionë, 24.6 milionë dhe 7.38 milionë denarë.
Pasuria e deklaruar përfshin edhe prona të familjarëve të tij. Motra ka në emër të saj një objekt afarist prej 84 metrash katrorë në Çair, me vlerë 10.3 milionë denarë. Ndërkaq, në emër të bashkëshortes figuron një tokë ndërtimore prej 662 metrash katrorë në Vizbeg, e vlerësuar 1.5 milionë denarë.
Sali ka deklaruar se siguron 648 mijë denarë në vit nga dhënia e pronës me qira.
Në fushën e interesave afariste, në emër të tij janë regjistruar PZU “Molar Dent” dhe PZU “Molar Implant”. Bashkëshortja ka deklaruar dy kompani të tjera, “Anna Bora Atelier” dhe “Bleta-S”, me seli në Shkup.
Rafael Benitez beson se Andoni Iraola ka cilësitë për të pasur sukses te Liverpooli, por këmbëngul se spanjollit do t'i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot të Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie të arritur mes të akuzuarve: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit,…
Një porosi e pazakontë droge përfundoi në duart e autoriteteve italiane. Një burrë në zonën e Padovës priste të merrte…
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka komentuar paraqitjen e skuadrës së tij pas humbjes 1-2 ndaj Prishtinës, duke e cilësuar…