maqedoni

BDI: VMRO-DPMNE me vetëdije shkakton jotolerancë ndëretnike në Butel

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj politikave shoviniste dhe avantureske të VMRO-DPMNE-së e cila, në mungesë të ofertës për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, e frikësuar nga ndjekjet penale për krimet në vazhdimësi të funksionarëve të saj, dhe e etur çmendërisht për pushtet, është duke sfiduar në vazhdimësi bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë ndëretnike në vend.

Vendimi i fundit i Komunës Butel për të kontestuar vetëm emrat shqip të rrugëve të kësaj komune multietnike në Shkup është provokim i radhës i cili meriton dënim të ashpër nga të gjithë.

Të lidhura

None found

Bashkëjetesa ndëretnike, demokracia funksionale multietnike, janë vlerat themelore të shtetit tonë të përbashkët dhe vetëm shkurtpamës politikë dhe kundërshtarë të së ardhmes evropiane, mund të llogarisin se duke sfiduar këto vlera për qëllime elektorale apo nacionaliste, mund të kalojnë dhe të japin ndonjë rezultat për ta.

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë gardian dhe promotor kryesor i bashkëjetesës, tolerancës si dhe mundësisë për shprehjen e lirshme të vlerave identitare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve në vend. Sfiduesit e këtyre vlerave do ngelin si pjesê e dështuar dhe e errët e historisë së këtij shteti.

të fundit

Ekzekutimi i tre personave në Mal të Zi, autori rus vetë*ritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar

Autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Mal të Zi është lokalizuar nga policia në një zonë pyjore mbi…

1 minute ago

Në Slloveni mblidhen përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Kosova dhe Serbia

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili ka marrë pjesë në forumin e Bledit në Slloveni, ka…

3 minutes ago

Nga avioni luftarak te kali i egër: historia e emrit të Ford Mustang

Ford Mustang është një nga makinat më të njohura në botë. Logoja e saj është një kalë që vrapon dhe…

4 minutes ago

Pas protestës, Asociacioni i Komunave ia përcjell kërkesat Qeverisë

Pas protestës së sotme, Asociacioni i Komunave të Kosovës do t’ia përcjellë Qeverisë kërkesat e komunave. Kryetari i Asociacionit, Sazan…

12 minutes ago

Musk Opposes Ukraine’s Use of Starlink for Attacks in Russia

Elon Musk mbetet kundër përdorimit të Starlink nga Ukraina për sulme ushtarake thellë brenda territorit rus, sipas burimeve të cituara…

13 minutes ago

Shtatë kërkesat kryesore të komunave drejtuar Qeverisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë…

13 minutes ago