Categories: kosovë

Shtatë kërkesat kryesore të komunave drejtuar Qeverisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se komunat nuk po kërkojnë trajtim të privilegjuar, por zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive që u garantohen nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Të lidhura

None found

“Komunat e Kosovës sot u shprehën me një zë. Mesazhet e dhëna nga ky shesh nuk janë politike dhe as nuk lidhen me interesa personale të kryetarëve. Ato pasqyrojnë nevojat e komunave dhe qytetarëve të tyre. Kërkesa jonë nuk është për privilegje, por për atë që na takon sipas Kushtetutës dhe ligjit: buxhet, pronë, kompetenca dhe trajtim të barabartë nga institucionet”, deklaroi Ibrahimi.

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, ai paraqiti shtatë kërkesat që komunat ia kanë adresuar Qeverisë.

Kompensimi i detyrimeve që burojnë nga kontratat kolektive – Komunat kërkojnë që Qeveria të marrë përsipër detyrimet financiare të krijuara nga kontratat kolektive, të cilat aktualisht po rëndojnë buxhetet lokale përmes vendimeve gjyqësore dhe procedurave përmbarimore.

Mbulimi i pagesave retroaktive për përvojën e punës – Sipas kërkesës së komunave, kompensimi retroaktiv për përvojën e punës në masën 0.5%, që nga marsi i vitit 2023, si dhe për vitet 2024 dhe 2025, duhet të financohet nga buxheti qendror, e jo nga fondet komunale.

Rishikimi i grantit specifik për arsimin – Kërkohet ndryshimi i kritereve të grantit specifik për arsim, pasi më shumë se 3,100 mësimdhënës nuk janë përfshirë në financim. Kjo situatë u ka krijuar komunave një barrë të madhe shtesë, e cila vetëm gjatë këtij viti e kalon shumën prej 24 milionë eurosh.

Frenimi i centralizimit dhe mbrojtja e kompetencave lokale – Komunat kërkojnë ndalimin e praktikave centralizuese dhe të ndërhyrjeve në kompetencat e tyre, përfshirë çështjet e pronës komunale, proceset e rekrutimit dhe ushtrimin e kompetencave të tjera vetanake.

Përgjegjësi për humbjen e financimit – Një tjetër kërkesë është vendosja e përgjegjësisë institucionale për humbjen e mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian dhe për uljen e fondeve të Grantit të Performancës Komunale.

Dëmshpërblimi për pasojat e fatkeqësive natyrore – Komunat kërkojnë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësi të tjera natyrore që nga viti 2022.

Formimi i grantit të katërt për investime kapitale – Kërkesa e fundit lidhet me krijimin e një granti të katërt për investime kapitale, i cili duhet të bazohet në kritere të qarta, transparente dhe të përcaktuara me ligj për të gjitha komunat.

të fundit

Mario Mitaj shfaqet i nxirë pranë syrit pas fitores ndaj Finlandës

Në sistemin e trajnerit Maran, të aplikuar te Shqipëria ndaj Finlandës, Mitaj ishte pjesë e mbrojtjes me 3 mbrapa, si…

9 minutes ago

Arrest në burg për tre zyrtarë dhe një notere, dyshime për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore në Fier

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…

10 minutes ago

U ndaluan teksa udhëtonin me taksi drejt Tiranës, arrestohen dy të rinj nga Thumana; 30-vjeçarit iu gjet një pistoletë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…

10 minutes ago

Gjatë tetorit në Maqedoni u sekuestruan 734 metra kub dru dhe u ngritën 147 kallëzime

Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…

19 minutes ago

Three arrested in Çegran near Gostivar after searches uncover white powder

MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…

19 minutes ago

Lawmakers await Arben Vitia in parliament for questioning over medicine shortages

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…

19 minutes ago