Categories: maqedoni

BDI: Pretendimi për shkrirjen e VLEN-it është propagandë, Alternativa ende figuron si subjekt më vete

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj koalicionit VLEN, duke deklaruar se Alternativa vazhdon të jetë e regjistruar si parti e veçantë në Regjistrin Qendror. Sipas BDI-së, në dokumentet zyrtare kryetar i kësaj partie figuron Zekirija Berisha.

Të lidhura

None found

BDI pretendon se Berisha, i cili aktualisht mban postin e shefit të kabinetit të ministrit Bekim Sali, është regjistruar në këtë detyrë pa u bërë publik ndryshimi dhe pa u njoftuar anëtarësia e Alternativës.

“Dokumentet zbulojnë edhe një skandal tjetër: drejtuesit e Alternativës e kanë zëvendësuar kryetarin e partisë pa e informuar as anëtarësinë dhe as opinionin publik”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia e Ali Ahmetit kërkon sqarime për rrethanat e këtij ndryshimi, duke pyetur se kur është zgjedhur Zekirija Berisha, cili organ i partisë e ka miratuar vendimin, përse ai është mbajtur i fshehtë dhe nëse anëtarët e Alternativës janë në dijeni se kush e drejton juridikisht subjektin e tyre.

Sipas BDI-së, bëhet fjalë për një situatë “skandaloze dhe me gjasë të paprecedentë”, pasi kryetari i një partie është ndryshuar në dokumentet zyrtare, ndërsa publiku nuk është informuar për këtë fakt.

Në reagimin e saj, BDI e lidh rastin me deklaratat për bashkimin e partive shqiptare brenda VLEN-it. Ajo pretendon se kjo “shkrirje” nuk pasqyrohet në statusin juridik të partive. “BESA vazhdon të ekzistojë me Bilall Kasamin kryetar. Alternativa vazhdon të ekzistojë me Zekirija Berishën kryetar. Të ashtuquajturën ‘shkrirje’ e kanë vetëm për konferenca dhe propagandë”, thuhet në kumtesë.

BDI e mbyll reagimin duke akuzuar VLEN-in se “partitë, kryetarët, vulat dhe interesat vazhdojnë veçmas”, ndërsa pretendimin për bashkim e cilëson si “mashtrim nga themeli deri në majë”.

të fundit

Hoti: Banimi social është politikë për mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ka deklaruar se banimi social nuk duhet të…

2 minutes ago

Fluks i lartë nga Kosova drejt Shqipërisë, 24,408 shtetas kalojnë Morinën brenda pesë orësh

Ditët e fundit të gushtit kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të…

14 minutes ago

Vrasja e 20-vjeçarit në Kasmil/ Flet miku i viktimë s: Gjatë sherrit, erdhën dhe persona të tjerë, u mundova t’i jap ndihmën e parë

Një tjetër shok i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë…

22 minutes ago

Aksion në Deçan kundër bixhozit të paligjshëm, arrestohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan, ka ndërmarrë një aksion lidhur…

24 minutes ago

IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta. IKSHPK…

24 minutes ago

Summer season: Kosovo “pours into” Albania, influx at Morinë

Ditët e fundit të gushtit, kanë nisur me një fluks të madh qytetarësh dhe automjetesh nga Kosova në drejtim të…

26 minutes ago