maqedoni

BDI: Në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore

BDI në një kumtesë për media thotë se në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore, e cila sipas tyre, në mënyrë sistematike shtyp prodhimin kulturor shqiptar.

Nga BDI thonë se “kjo nuk është një qëndrim politik – këto janë shifra zyrtare nga Ministria e Kulturës”.

Të lidhura

None found

“Fakte që nuk duhet të injorohen: Programi i ri vjetor për kulturën për vitin 2025 zbulon një pabarazi ekstreme në shpërndarjen e fondeve shtetërore; Teatri dhe artet skenike: Projektet maqedonase kanë marrë 40 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare më pak se 10%; Muzika dhe festivalet: Projektet maqedonase kanë marrë 52 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare vetëm 7,5 milionë denarë; Botimet: Janë financuar 320 libra në gjuhën maqedonase me 39,5 milionë denarë, ndërsa vetëm 60 libra në gjuhën shqipe kanë marrë 6,6 milionë denarë; Artet vizuale: Janë mbështetur 120 projekte maqedonase, përkundrejt vetëm 16 projekteve shqiptare, pa investime të rëndësishme për institucionet artistike shqiptare; Infrastruktura kulturore: Institucionet kulturore shqiptare mbeten pa mbështetje financiare, gjë që rrezikon drejtpërdrejt funksionimin e tyre”.

“Kjo nuk është rastësi. Kjo është një politikë sistematike e eliminimit të kulturës shqiptare nga mbështetja institucionale. A është ky një “shtet i barabartë për të gjithë”? Kjo situatë nuk mund të minimizohet apo injorohet. Kultura është identitet, kultura është integrim, kultura është bashkësi. Nëse institucionet me të vërtetë besojnë në një shtet multietnik, atëherë duhet të tregojnë se shteti mbështet në mënyrë të barabartë kulturën e të gjithë qytetarëve të tij”.

“Parimet e drejtësisë dhe barazisë në shpërndarjen e fondeve shtetërore nuk janë vetëm çështje kulture – ato janë një test për vlerat demokratike të vendit. Thirrje publike për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Prandaj, kërkojmë publikisht: Ministria e Kulturës të japë një shpjegim të qartë për kriteret e shpërndarjes së fondeve dhe arsyet e këtij disbalanci. Rishikim dhe korrigjim urgjent të Programit Vjetor për Kulturën për vitin 2025, për të siguruar që të gjitha komunitetet të marrin mbështetje të drejtë”.

“Maqedonia e Veriut, si një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të tregojë se mund të sigurojë drejtësi, transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet. Përndryshe, nuk po flasim për vlera evropiane, por për diskriminim të institucionalizuar. Heshtja nuk është përgjigje. Heshtja është miratim”, thonë nga BDI

Tags: BDIMaqedoni

të fundit

Gjykata liron 13 të arrestuar pas protestave të fundit në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit në…

6 seconds ago

Përplasje mes Real Madridit dhe gjashtë klubeve angleze për 80 milionë eurot e Superligës Evropiane

Real Madridi beson se gjashtë klubet angleze të Ligës Premier, Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami, duhet…

49 seconds ago

Pretendimet për vdekjen e Kim Jong-un përhapen në rrjet, ja kush mund ta pasojë në Korenë e Veriut

Lajmet për vdekjen e pretenduar të liderit koreano-verior kanë nxitur diskutime në mediat ndërkombëtare, pas përhapjes së pretendimeve se ai…

56 seconds ago

Kryeprokurori Gashi kërkon rezultate konkrete dhe përgjegjësi më të madhe në prokurori

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar ngritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe forcimin e llogaridhënies nga prokurorët gjatë vizitave zyrtare…

15 minutes ago

Qetësi para Kryeministrisë, të rinjtë kërcejnë valle gjatë protestës

Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e…

18 minutes ago

Egnatia luan të enjten në transfertë ndaj Aarhusit, arbitër i sfidës caktohet Ante Culina

Ante CulinaTë enjten, më datën 22 tetor, Egnatia do të luajë kundër Aarhus në transfertë, në fazën e grupeve të…

20 minutes ago