Categories: maqedoni

BDI: Asnjë shqiptar mes fituesve të çmimeve shtetërore “8 Shtatori”, po errësohen edhe sukseset e tyre

BDI ka reaguar pasi edhe këtë vit asnjë shqiptar nuk është përfshirë në ndarjen e shpërblimeve shtetërore “8 Shtatori”. Në kuadër të tyre jepet çmimi më i lartë për vepër jetësore, si dhe katër shpërblime financiare për arritje sportive. Sipas partisë, në listë nuk figuron asnjë sportist, trajner apo emër shqiptar që është vlerësuar si i denjë për këtë mirënjohje shtetërore.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, BDI thekson se kjo nuk përbën vetëm një rezultat të një liste çmimesh, por pasqyron një qasje që i mënjanon shqiptarët nga hapësirat ku shteti duhet të vlerësojë talentin, suksesin dhe kontributin e tyre. Partia kujton se sportistët shqiptarë e kanë përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, kanë siguruar medalje, kanë ngritur flamurin shtetëror në gara ndërkombëtare dhe për vite me radhë kanë ndihmuar në zhvillimin e sportit, ndërsa në momentin e vlerësimit nuk gjejnë vend në listën shtetërore.

BDI shtron pyetjen se cilat kritere bëjnë që shqiptarët të mbeten të padukshëm edhe në sport dhe në arritjet profesionale. Njëkohësisht, partia pyet nëse ky është “përfaqësimi i drejtë dhe adekuat” i premtuar nga VLEN-i, apo një tjetër dëshmi se shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Partia kërkon transparencë të plotë lidhur me kriteret e përdorura, procedurën e ndjekur dhe përbërjen e komisionit që ka marrë vendimin për këto shpërblime. Sipas BDI-së, përfaqësimi me 0 shqiptarë nuk mund të konsiderohet gjithmonë rastësi, pasi një përjashtim që përsëritet shndërrohet në politikë. Nga kjo parti deklarojnë se nuk do të heshtin përballë asaj që e cilësojnë si politikë diskriminimi dhe fshirjeje të kontributit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore./Telegrafi/

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

35 minutes ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

35 minutes ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

36 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

37 minutes ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago