Categories: maqedoni

BDI akuzon VLEN-in se përdor shpifje për të fshehur mungesën e legjitimitetit etnik

BDI-ja ka drejtuar akuza ndaj VLEN-it, duke pretenduar se kjo e fundit, në mungesë të argumenteve për të arsyetuar dështimet e veta, i është kthyer shpifjeve dhe sulmeve politike kundër BDI-së.

Të lidhura

None found

Sipas BDI-së, ministri Goran Minçev ka deklaruar vetë se Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat mund të miratohet edhe përmes “Badenterit të vogël”, ndërsa Izet Mexhiti është detyruar t’i kërkojë opozitës shqiptare mbështetje për këtë ligj. Kjo parti vlerëson se këto zhvillime dëshmojnë qartë se VLEN-i nuk gëzon legjitimitet etnik dhe nuk disponon votat e domosdoshme për miratimin e ligjeve që kërkojnë badenter, por mbështetet vetëm te mashtrimet dhe shpifjet.

Nga BDI-ja thonë se VLEN-i, në vend që të shpjegojë përse ligji nuk parashikon mekanizma të detyrueshëm, masa ndëshkuese dhe garanci për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, synon ta largojë vëmendjen nga kjo çështje përmes akuzave politike ndaj tyre.

BDI-ja thekson se nuk do ta mbështesë me votë një ligj që e vendos përfaqësimin e drejtë në varësi të metodologjive që Qeveria do t’i përpilojë post festum. Sipas saj, mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit dhe e garancive kushtetuese nuk përbën bllokadë, por është përgjegjësi politike dhe kombëtare.

Në reagim thuhet gjithashtu se është ironike që ata që sot e fajësojnë BDI-në për pengim janë të njëjtët që më herët kishin premtuar një mekanizëm më të fuqishëm se Balancuesi, ndërsa tani kanë paraqitur një ligj më të dobët se ai.

BDI-ja vlerëson se VLEN-i nuk mund ta mashtrojë opinionin duke e interpretuar kundërshtimin e një ligji të mangët si goditje ndaj interesave shqiptare. Sipas partisë, këto interesa nuk garantohen përmes propagandës, por me ligje që sigurojnë garanci konkrete, siguri juridike dhe mekanizma të zbatueshëm.

Tags: BDIvlen

të fundit

“Shqipëria nuk shitet, qeveria po”/ Marshimi i 121-të drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

2 minutes ago

Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët pa gola

Prishtina e ka shijuar barazimin e parë të sezonit, për të ndarë pikët në shtëpi ndaj Dukagjinit.“Bardhëkaltërit” ishin më të…

6 minutes ago

Çerimagiq: Mbështetja e Putinit për Vuçiqin, pjesë e projektit të “Botës Serbe” sipas Vulin

Analisti boshnjak Adi Çerimagiq ka analizuar deklaratat e Aleksandar Vulinit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-shef i inteligjencës serbe, i cili…

6 minutes ago

Mbi 41 mijë hektarë të përfshirë nga zjarret në Maqedoni gjatë vitit 2026, mbi 30 të ndaluar nën dyshimin për zjarrvënie

Sezoni i zjarreve këtë vit la pas vetës dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe të djegur, dëme që llogariten në miliona euro…

10 minutes ago

SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, tensione të reja me Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

12 minutes ago

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

12 minutes ago