BDI, përmes një kumtese, ka drejtuar akuza ndaj VLEN-it, duke pretenduar se kjo forcë politike ka vepruar në kundërshtim me pothuajse të gjitha zotimet që u kishte bërë qytetarëve shqiptarë.
None found
“Gjatë fushatës zgjedhore, VLEN-i deklaronte se nuk do të hynte në qeveri edhe sikur për fitore t’i mungonte vetëm një votë. Për më tepër, premtonte largimin nga politika. Megjithatë, tashmë është e qartë se ndodhi krejt e kundërta. Ndonëse humbi zgjedhjet, VLEN-i u bë pjesë e qeverisë dhe pothuajse çdo zotim ndaj qytetarëve shqiptarë e përmbysi me veprimet e tij. Premtoi dinjitet dhe përfaqësim, por përfundoi si instrument i plotë i VMRO-DPMNE-së dhe i politikave që favorizojnë shtrirjen e ndikimit të së ashtuquajturës ‘botë serbe’.
Sipas BDI-së, prej dy vitesh Raporti i Parlamentit Evropian ngre shqetësimin për shtimin e ndikimit të “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar qartë se këto politika promovohen nga përfaqësues të pushtetit. Partia thekson se tashmë nuk bëhet fjalë për vlerësime të opozitës, por për përfundime të institucioneve më të rëndësishme evropiane, ndaj këto paralajmërime nuk mund të minimizohen ose të shpërfillen nga askush.
Faktet, sipas BDI-së, janë të qarta: nga pesha dhe ndikimi politik i Ivan Stoilkoviqit në qeveri, deri te deklaratat e tij publike se i ka ‘shpëtuar’ përfaqësuesit e VLEN-it nga turpi politik; nga lidhjet më të afërta me strukturat politike të Milorad Dodikut, deri te marrëveshjet në sektorin e energjetikës me kompani të ndërlidhura me interesat e tij; si dhe nga rritja e pranisë së kapitalit bankar serb në vend, deri te një varg vendimesh institucionale që kanë hapur rrugë për fuqizimin e këtij ndikimi. Të gjitha këto elemente, sipas partisë, krijojnë një tablo që nuk mund të mohohet.
Në kumtesë thuhet se nuk është rastësi që, në të njëjtën kohë me këtë ndikim, po vijon edhe cenimi sistematik i Marrëveshjes së Ohrit, përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe politikave të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik. BDI vlerëson se VLEN-i nuk qëndron jashtë këtij procesi si vëzhgues, por shërben për ta kamufluar dhe relativizuar atë, si dhe merr pjesë në zbatimin e politikave që prekin të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe frymën mbi të cilën u ndërtua shteti pas vitit 2001.
BDI thekson se personat që sot përmenden edhe nga institucionet evropiane si promovues ose lehtësues të ndikimit të “botës serbe” nuk mund t’i ikin përgjegjësisë duke përdorur shpifje, propagandë dhe sulme kundër opozitës. Sipas partisë, zhurma politike nuk mund ta fshehë të vërtetën.
“Qytetarët shqiptarë po i ndjekin qartë këto zhvillime. Ata e dallojnë se kush premtoi diçka dhe më pas bëri të kundërtën, kush u zotua për dinjitet, por solli nënshtrim, si dhe kush premtoi mbrojtjen e interesit kombëtar, ndërsa u kthye në mburojë të politikave që e dëmtojnë atë. Qytetarët do ta japin verdiktin për këtë mashtrim politik dhe moral”, thonë nga BDI./Telegrafi/
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…