Maqedonia e Veriut pritet të shënojë rritje ekonomike prej 3,2% gjatë vitit 2027, sipas parashikimeve të Bankës Botërore. Kjo është një rritje prej 0,3% në raport me vitin 2026, kur parashikimi ishte 2,9%. Raporti evidenton gjithashtu ulje të varfërisë dhe të papunësisë, të ndikuara nga investimet e huaja direkte, si dhe zgjerim të bashkëpunimit tregtar.
None found
Megjithatë, institucioni ndërkombëtar vëren një sërë faktorësh që mund të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Ndër rreziqet e renditura janë varësia e madhe nga energjia dhe lëndët djegëse të importuara, rritja e shpejtë e borxhit publik, mospërputhja ndërmjet rritjes së pagave dhe produktivitetit, plakja e popullsisë, emigrimi, si dhe dobësitë në qeverisje e korrupsion. Dokumenti, i prezantuar para kryeministrit Hristijan Mickoski, u cilësua si një bazë e dobishme për reformat e ardhshme.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, për shkak të këtyre sfidave, është ndryshuar ligji për marrëdhëniet e punës, duke u mundësuar personave që ndihen të aftë të vazhdojnë punën deri në moshën 67-68 vjeç, ndërsa në disa sektorë edhe deri në 70 vjeç. Sipas tij, kjo është një prirje që po përhapet në Evropë dhe në botë. Mickoski bëri të ditur se aktualisht janë të regjistruar 709 mijë punëtorë dhe se, për të garantuar rritje të qëndrueshme ekonomike, numri i të punësuarve nuk duhet të jetë nën 800 mijë. Ai tha se nevojiten edhe 90 mijë të punësuar të rinj që do të kontribuojnë me të ardhura për shtetin, ndërsa shprehu shqetësimin se pas 15-20 vitesh numri i të punësuarve mund të ulet në 500 mijë.
Opozita e sheh ndryshe situatën ekonomike. Nga LSDM-ja thonë se Prodhimi i Brendshëm Vendor për kokë banori është vetëm sa një e treta e mesatares së Bashkimit Evropian dhe kundërshtojnë pretendimin se Maqedonia e Veriut është ekonomia e tretë në Evropë.
Sipas opozitës, Banka Botërore nuk e ka përgëzuar qeverinë, por ka konstatuar se vendi prej vitesh mbetet në të njëjtën kategori. LSDM-ja vlerëson se vendet e reja të punës karakterizohen nga produktivitet dhe paga të ulëta, ndërsa diaspora ka kaluar gjysmë milioni. Partia i cilësoi si të dështuara narrativat për renditjen si “të tretët në Evropë”, për rritjen më të shpejtë dhe për pensionet 16 herë më të larta.
Banka Botërore pret që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të rritet me 3% edhe gjatë vitit 2028. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikimet për rritjen ekonomike variojnë nga 3,1% në vitin 2026 deri në 3,4% në dy vitet e ardhshme./Alsat/
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...
Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…
Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…
Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…