maqedoni

FMN: Maqedonia rritje ekonomike vetëm 1.4% gjatë 2023

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të rritet për 1,4 për qind këtë vit dhe për 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e publikuar të ekonomisë botërore në vitin 2023.

Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind.

Të lidhura

None found

Nga vendet e rajonit, rritjen më të lartë ekonomike këtë vit do ta shënojnë Kosova 3.5 për qind dhe Mali i Zi 3.2 për qind. BPV-ja e Greqisë do të rritet me 2.6 për qind, e Shqipërisë me 2.2, e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës me 2.0, e Kroacisë me 1.7 dhe e Bullgarisë me 1.4 për qind.

Në nivel global, FMN-ja nuk pret një recesion këtë vit, por një rritje prej 2.8 për qind krahasuar me vitin 2022. Fondi nuk pret recesion as në SHBA, duke parashikuar një rritje prej 1.6 për qind.

Eurozona do të shohë një rritje prej 0.8 për qind, por me një rënie të ekonomisë më të madhe evropiane, të Gjermanisë – prej 0.1 për qind.

Projeksionet e FMN-së për ekonomitë aziatike janë më pozitive. Këtë vit BPV-ja e Kinës do të rritet me 5.2 për qind, India do të ketë një rritje prej 5.9 për qind dhe Vietnami, Indonezia dhe Filipina gjithashtu do të kenë rritje me mbi pesë për qind.

të fundit

Tensione gjatë revoltës në kryeqytet, shoqërohen disa persona

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona…

5 minutes ago

Tensions continue in Skanderbeg Square as area is covered by tear gas

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…

5 minutes ago

Nikolloski: construction of the Prilep-Manastir highway will create 1,200 new jobs

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…

5 minutes ago

Bayern Munich ndalet sërish në kampionat, barazon pa gola në transfertën ndaj Hamburgut

Bayern Munich ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në Bundesligë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola…

22 minutes ago

Tensionet vijojnë në sheshin “Skënderbej”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…

37 minutes ago

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir do të krijojë 1.200 vende të reja pune

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…

38 minutes ago