Categories: maqedoni

Azizi: Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit së shpejti edhe në telefon

Aplikacioni mobil m.Shërbime pritet të fillojë së shpejti të përdoret, ka njoftuar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi. Përmes digjitalizimit, ai synon t’ua lehtësojë qytetarëve qasjen në shërbimet publike dhe të përshpejtojë procedurat administrative.

Të lidhura

None found

Në fazën e parë, qytetarët do të mund ta kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në formë elektronike në telefonin mobil. Aplikacioni do të ofrojë gjithashtu qasje në tri shërbime elektronike.

Azizi ka sqaruar se aplikacioni do të jetë falas dhe do të shkarkohet nga Google Play ose App Store. Për t’u kyçur, qytetarët do të përdorin llogarinë që kanë në portalin kombëtar të shërbimeve elektronike, uslugi.gov.mk.

Sipas zëdhënëses, projekti është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për të modernizuar shërbimet publike dhe për ta bërë komunikimin mes qytetarëve dhe institucioneve më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikas.

Përdorimi i m.Shërbime do të jetë vullnetar, ndërsa dokumentet fizike do të mbeten në përdorim, ka theksuar Azizi. Aplikacioni do të jetë një mënyrë shtesë dhe praktike për t’iu qasur dokumenteve personale.

Projekti synon t’i bëjë shërbimet publike digjitale më të qasshme për qytetarët dhe t’i zhvillojë ato në përputhje me standardet evropiane.

të fundit

Tensione përballë zyrës së Kryeministrit, demonstruesit përdorin fishekzjarrë, forcat e rendit reagojnë me gaz dhe ujë

Vijojnë tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa protestuesit janë vendosur pasditen e kësaj të premteje në sheshin para Kryeministrisë.…

1 minute ago

Shehaj pas takimit me të arrestuarit: Të mitur në qeli dhe të rinj që denoncojnë dhunë nga policia

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar sot nga blloku i sigurisë në Komisariatin Nr 3 të Policisë në…

2 minutes ago

Idriz Rrecaj, Hero i Kosovës, rivarroset pas 27 vjetësh pritjeje

Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë më 19 prill 1999, është rivarrosur…

7 minutes ago

IKSHPK zhvillon veprimtari ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit në të gjitha rajonet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në kuadër të `Tetorit Rozë`, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po…

8 minutes ago

“Lutje me zemër për Shqipërinë”/ Shkurte Fejza i kërkon Edi Ramës të dëgjojë studentët dhe t’u rikthejë shpresën

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh publik e…

10 minutes ago

Gjermania dhe Franca arrijnë marrëveshje për ndryshimin e politikës evropiane të automobilave

Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord për një reformë të gjerë të politikës automobilistike…

16 minutes ago