Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka përgënjeshtruar informacionet e përhapura në publik, sipas të cilave uji nga sistemi i furnizimit të Shkupit nuk është i sigurt për konsum për shkak të pranisë së pretenduar të bakterit Escherichia coli.
None found
AUV njofton se, deri më tani, nuk ka pranuar nga kompania publike e shërbimeve të Shkupit asnjë njoftim për rezultate të pakënaqshme nga analizat laboratorike të ujit të pijshëm. Institucioni thekson se raportimi i një rezultati të tillë përbën detyrim ligjor dhe do të shërbente si bazë për vendosjen e ndalimit të përdorimit të ujit.
Sipas Agjencisë, qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi uji i ujësjellësit të qytetit të Shkupit është i sigurt si për t’u pirë, ashtu edhe për përdorim./Telegrafi/
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë ka paraqitur një sërë komentesh dhe rekomandimesh për projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027,…
Bashkimi Europian ka përcaktuar ekipin që do të përfaqësojë Europën në negociatat e ardhshme për paqen në Ukrainë. [...] Read…
Bashkia Tepelenë, gjatë kohës kur drejtohej nga Tërmet Peçi, ka dërguar në Ministrinë e Financave informacione që nuk përputheshin me…
Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë Emisioni investigativ…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për…