Një autobus dykatësh i NTP “Shkupi” është përfshirë nga flakët në zonën e Vodnos. Mjeti i përkiste linjës 25, e cila shkon deri në Vodno.
None found
Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, deklaroi se ekipet e zjarrfikësve të Shkupit po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe se pritet që ndërhyrja të përfundojë së shpejti. Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik që flakët të përhapen në vegjetacionin përreth.
Nga Ndërmarrja e Transportit Publik në Shkup konfirmuan se incidenti nuk ka shkaktuar persona të lënduar.
NTP bëri të ditur se shoferi reagoi menjëherë, me qetësi dhe përgjegjshmëri. Sipas ndërmarrjes, ai mori të gjitha masat e nevojshme, duke shmangur pasoja më të rënda, dëme më të mëdha materiale dhe përhapjen e zjarrit në hapësirën përreth.
Ndërkohë, shërbimet kompetente kanë nisur kontrollet përkatëse për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Autobusët e transportit publik në Shkup janë përballur shpesh me defekte, ndërsa më herët janë raportuar edhe raste të tjera zjarresh dhe aksidentesh.
Vetëm gjatë dy viteve të fundit, sipas raportimeve, janë shënuar të paktën tetë incidente ku autobusë janë përfshirë nga zjarri. Në disa prej këtyre rasteve, mjetet janë dëmtuar rëndë ose janë djegur tërësisht.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…