Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj qëndrimeve të VLEN-it për tragjedinë e Tetovës, duke i vlerësuar deklaratat e këtij koalicioni si shprehje të hipokrizisë politike.
None found
Sipas ASH-së, VLEN-i duhet të sqarojë fillimisht përfshirjen e drejtuesve të tij, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, në qeverisjen e asaj kohe, përpara se të kërkojë përgjegjësi institucionale dhe drejtësi. Nga kjo parti nënvizojnë se 14 viktimat e tragjedisë nuk duhet të shndërrohen në temë përballjesh politike, pasi familjet e tyre kanë të drejtë të marrin të vërtetën dhe drejtësinë.
Reagimi i plotë:
VLEN-i tani duket se ka arritur në përfundimin se tragjedia e Tetovës kërkon përgjegjësi nga institucionet dhe se opinionit publik i “detyrohet një përgjigje”.
Megjithatë, para se të flasë për moral, drejtësi dhe përgjegjësi, VLEN-i duhet t’u përgjigjet qytetarëve për një pyetje të thjeshtë: ku ishit ju në atë kohë?
Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, dy prej drejtuesve të sotëm të VLEN-it, ishin pjesë e qeverisjes për të cilën sot paraqiten sikur nuk kanë pasur asnjë lidhje.
Në atë periudhë, Izet Mexhiti mbante edhe postin e nënkryetarit të BDI-së. Për këtë arsye, përdorimi i sotëm i kësaj tragjedie për të goditur të tjerët, ndërkohë që anashkalohet roli dhe përgjegjësia politike e personave që aktualisht udhëheqin VLEN-in, paraqet formën më të qartë të hipokrizisë politike.
14 jetë të humbura nuk mund të përdoren as për propagandë dhe as si instrument në betejat mes partive. Familjet e viktimave meritojnë zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Drejtësia nuk mund të kërkohet vetëm kur bëhet fjalë për kundërshtarin politik, ndërsa të harrohet sapo përgjegjësia të prekë drejtuesit e sotëm të VLEN-it.
Prandaj, përpara se të akuzojë të tjerët, VLEN-i duhet t’u japë përgjigje qytetarëve:
Ku ndodheshin Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami? Çfarë përgjegjësie politike morën atëherë? Çfarë kërkuan që të zbardhej në këtë rast? Dhe përse sot veprojnë sikur kjo ngjarje nuk lidhet fare me ta?
Kërkesa për drejtësi është një detyrim. Por kërkimi i saj duke lënë jashtë historisë rolin tënd politik dhe institucional përbën një hipokrizi të paparë.
Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së dytë…
Julián Álvarez është pritur me fishkëllima të fuqishme nga tifozët e Atlético Madridit në rikthimin e tij në “Metropolitano”, pas…
Jasir AsaniËshtë duke u luajtur momentalisht ndeshja mes Esteghlal FC dhe Sepahan, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit…
Nga Aleanca për Shqiptarët reagojnë ndaj deklaratave të VLEN-it për tragjedinë e Tetovës, duke i cilësuar ato si hipokrizi politike.Sipas…
Një grua 24-vjeçare përjetoi orë të tmerrshme në duart e ish-partnerit të saj, i cili e mbajti rob në një…
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kir, në Dukagjin. Paraprakisht dyshohet se…