Categories: maqedoni

ASH akuzon VLEN-in për heshtje pas vendimit për anulimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar emrat shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Në reagimin e saj, ASH thekson se për shumë vite janë dëgjuar zotime se procesi i emërtimit të rrugëve do të vazhdonte në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Sipas saj, vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës i vitit 2007 është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që dikur e kishin këtë temë pjesë qendrore të premtimeve të tyre, sot nuk japin asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve.

Të lidhura

None found

ASH i rikujton VLEN-it se në kohën kur ishte në opozitë, çështjen e emërtimit të rrugëve e paraqiste si kauzë, por tani që është në pushtet, sipas saj, ky vendim po kalon pa ndonjë reagim serioz.

“Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre. Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm”, thuhet në reagimin e ASH-së.

të fundit

Bayern Munich gati të ofrojë 60 milionë euro për Jules Kounde

Bayern Munich e ka identifikuar Jules Kounden si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes,…

5 minutes ago

Fetoshi on the reactions to Begaj’s visit to the Valley: “The Albanian World” is being used to relativize the “Serbian World”

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të…

15 minutes ago

VIDEO / The killing of Aleksandër Koçeku in Shkodër, the victim’s cousin speaks: The state knows about the conflict, everyone knows

Aleksandër Koçeku u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhur në Prekal…

17 minutes ago

“Beautiful European Albania!” / Rama shares IMAGES from Kanye West concert: 80 nationalities around that hearth

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga ‘Eagle Stadium’ ku po mbahet koncerti gjigant nga reperi amerikan Kanye West.…

17 minutes ago

Përplasen dy makina në segmentin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në automjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

17 minutes ago

US in an Unusual Situation, American Citizen Suspected of Leading the Most Dangerous Drug Cartel

Departamenti amerikan i Drejtësisë gjendet përballë një rasti të pazakontë në përpjekjet kundër trafikut të narkotikëve. Uashingtoni beson se në…

17 minutes ago