Hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit të BDI-së, Artan Grubi, hyn në ditët e fundit. Afati gjashtëmujor përfundon më 22 gusht dhe, nëse deri atëherë nuk ngrihet aktakuzë, atij do t’i hiqet edhe masa e arrestit shtëpiak.
None found
Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup ka edhe 17 ditë kohë për ta mbyllur hetimin. Grubi, i cili qëndroi 14 muaj në arrati, u mbajt vetëm gjysmë dite në paraburgim pas dorëzimit, për t’iu zëvendësuar menjëherë masa me arrest shtëpiak. Në rast se nuk ka akuzë, ai do të mbetet i lirë.
Nga Gjykata Penale për Sakamdakazam.mk sqarojnë se, në mungesë të aktakuzës, arresti shtëpiak duhet të hiqet, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup, me detyrë zyrtare, vendos një masë për garantimin e pranisë së të dyshuarit. Zakonisht, sipas gjykatës, kjo nënkupton konfiskimin e dokumentit të udhëtimit.
Grubi u dorëzua më 23 shkurt 2026 në pikën kufitare Bllacë. Para kësaj, ai ishte strehuar në Kosovë, ku hyrja dhe dalja në kufi mund të bëhet me letërnjoftim, pa pasur nevojë për pasaportë.
Ish-zëvendëskryeministri dyshohet se ka përvetësuar 8,2 milionë euro në Lotarinë Shtetërore. Pas disa orëve në paraburgim, ai deklaroi se nuk ndihej i sigurt në Shutkë. Më pas, me propozimin për arrest shtëpiak, prokurori, operativët e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe gjyqtari i procedurës paraprake vendosën ta nxirrnin nga burgu.
Më 24 nëntor 2025, ish-prokurori i shtetit Ljupço Kocevski kishte thënë se provat ndaj Grubit ishin siguruar dhe se mbetej vetëm ekstradimi i tij nga Kosova. Megjithatë, për këtë çështje vijon të mos ketë sqarime të qarta. Prokuroria edhe dje njoftoi se nuk ka të dhëna të reja për hetimin që mund t’i bëhen të ditura opinionit.
Në të njëjtin rast, përveç Grubit, si i dyshuar figuron edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i Lotarisë Shtetërore. Edhe Bajrami ndodhet në arrati.
Katër persona të tjerë hetohen si kryetarë dhe anëtarë të komisioneve të përfshira në dy thirrje të veçanta publike. Dyshimi ndaj tyre lidhet me keqpërdorimin e autorizimeve dhe detyrave të posaçme, pasi zhvilluan procedura për transferimin e së drejtës së organizimit të lojërave elektronike dhe online të fatit, ndonëse e dinin se një veprim i tillë nuk duhej të zhvillohej në ato raste.
Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…
Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…
"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…