Policia ka privuar nga liria një 65-vjeçar nga Shkupi, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Kumanovë–Shkup, ku dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.
None found
Ngjarja është raportuar më 19 shtator 2026, rreth orës 21:35, në SPB Kumanovë. Aksidenti ndodhi në drejtim të Shkupit, pranë fshatit Agaqoji, ku u përplasën një automjet i tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M. (65) nga Shkupi, dhe një „Opel Corsa“, po me targa të Shkupit, që drejtohej nga S.N. (27), gjithashtu nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, në vendin e ngjarjes ndërruan jetë pasagjerët e „Opel Corsës“, V.N. (49) dhe L.M. (71), të dy nga Shkupi.
Pasagjerja L.N. (48) pësoi lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, bashkudhëtari B.N. (28) dhe drejtuesi i automjetit, S.N. (27), pësuan lëndime trupore. Të tre të plagosurit u transportuan për trajtim në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup.
Ekspertiza në vendin e aksidentit u krye nga një ekip i SPB Kumanovë. Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i „Mercedesit“, M.M., u ndalua nga policia. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Llapit me fillim nga ora 14:00 në ndeshjen që do të zhvillohet në…
Qindra mijëra euro do të ndahen për përmirësimin e kushteve të banimit të komuniteteve joshumicë në Mitrovicën e Veriut dhe…
Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi sot se arratisja e Iva Mihajlovës në Bullgarinë fqinje është për shkak të mbërritjes…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar formimin e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, në vend që të japë dorëheqjen, po përpiqet…