Një automjet në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme është përfshirë në një aksident trafiku në bulevardin “Aleksandari i Maqedonisë” në Shkup, ku kanë mbetur të lënduar një nëpunës policor dhe bashkudhëtari i tij.
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti ndodhi më 01.10.2026, në orën 15:40. Në përplasjen e përfshirë ishin një “Opel Corsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.G. (23) nga Turqia, dhe një automjet “Dacia” në pronësi të MPB-së, që drejtohej nga polici F.B. (33) nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar F.B. dhe bashkudhëtari i tij A.B. (45) nga fshati Batincë, në rrethinë të Shkupit. Të dy janë kontrolluar dhe lëndimet u janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Sh. Naum Ohridski” në Shkup.
Policia e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit./Telegrafi/
“Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq…
Aktori britanik Patrick Stewart, i njohur për rolet e tij ikonike në sagat “Star Trek” dhe “X-Men”, ka ndërruar jetë…
“Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane “The Washington Post”,…
Brazili e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor, ndërsa për Barcelonën lajmi më shqetësues është përfshirja…